Mbahuni burra! Po vjen aleanca e re, PD Sarandë hidhet në mbrojtje të Kokëdhimës

22/11/1616:43

Shperndaje:


Demokratët e Sarandës kanë bërë një kthim 180 gradë në kursin e tyre politik, duke filluar marrjen në mbrojtje nga kritikët ish-deputetin e Sarandës Koço Kokëdhima. Koço Kokëdhima për t’i qëndruar përballë Ramës, filloi një lëvizje brenda PS. Por kjo u prit shumë keq nga militantët e majtë në Sarandë. Përveç disa njerëzve që Kokëdhima i ngriti nga hiçi në poste drejtuese dhe disa të tjerë që u ka bërë ndere personale, pjesa tjetër e socialistëve e braktisi ish-deputetin Kokëdhima.
Janë demokratët e Sarandës ata që më së shumti po i dalin në mbështetje ish-deputetit socialist dhe njeriut që deri më dje nga ata cilësihej si e “kanceri i Sarandës”. Është e habitshme të shikosh njerëz që deri dje “të vrisnin për Koçon” ta sulmojnë më egër dhe nga ana tjetër të shikosh marrjen në mbrojtje të Kokëdhimës nga ata që deri dje e etiketonin si e keqja e gjithçkaje në Sarandë.
Por mesa duket llogaritë bëhet në Tiranë dhe baza gëlltit dhe llomotit çfarë gatuhet dhe u thuhet nga qendra. Ilir Meta po përllogarit numrat që mund të çojnë në rrëzimin e Ramës. Këto numra e bëjnë Koçon dhe më të afërt në aleancë me Metën, për shkak se ish-deputeti socialist ka nën kontroll një mandat në parlament, i cili mund të jetë vendimtar në rast se Meta do të tentojë destabilizimin e qeverisë.
Bëhet fjalë për mandatin e deputetes Mira Shehu, por duhet marrë parasysh se nga ana tjetër Kokëdhima ka influencë të padiskutueshme edhe në dy apo 3 deputetë të tjerë të pakënaqur nga Rama dhe Ministrat e tij. Një prej tyre është edhe Vladimir Kosta, i cili u përfol si një nga emrat që mund të kalojë tek PAA-ja e Agron Dukës.
Aleanca Meta-Kokëdhima krijon një lidhje të fortë brenda së majtës, që ju jep të dyja palëve mundësinë të sulmojnë Kryeministrin, ndoshta edhe ta rrëzojnë atë, por në fund gjithçka mund ta realizojnë pas mbështetjes nga Ben Blushi dhe në mënyrë të veçantë nga deputetët e PD-së. Dhe gjithcka që po përflitet për një aleancë të re PD-LSI duket nuk janë fjalë pa gjë.
Nuk është aspak çudi që Koçon dhe Lulin t`i shikojmë qershorin e ardhshëm në Sarandë në të njëjtin podium. Sepse në fund të fundit, politikanët thonë “Kurrë mos thuaj kurrë”, çka për popullin përkthehet se politika është k.rvëmetakokok 

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Akuzohen se shpërndanin drogë në Sarandë e Delvinë, “Arrest në burg” për 12 persona
Komisariatet e Policisë Sarandë dhe Delvinë me drejtues të rinj – EMRAT
ROSSMANN & LALA po kërkon një Punonjëse Dyqani – KASIERE
Zgjatimi i shëtitores së Sarandës deri tek kanali i Çukës premtim i pambajtur
I dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik, sekuestrohen pasuritë e një personi në Delvinë
ABZHR lajm të mirë për 699 fermerë nga Saranda, Delvina, Konispoli dhe Finiqi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.