Majlinda Qilimi thirrje delvinjotëve nëpërmjet facebook: Paraqituni në bashki deri në 7 Nëntor!

18/09/206:58

Shperndaje:


Një publikim i kryetares së bashkisë Delvinë Majlinda Qilimi në faqen e vetë të facebook ka ngjallur shqetësim tek qytetarët delvinjëtë, sidomos tek emigrantët.
Majlinda Qilimi shkruan se çdo qytetar duhet të paraqitet deri në 7 Nëntor në bashki për të plotësuar disa dokumenta për të përfituar tokën e ligjit 7501.
Shqetësimi i emigrantëve është se pavarësisht se ligji ka hyrë në fuqi në më shumë se 4 muaj më parë, njoftimi bëhet publik vetëm tani kur ka vetëm 50 ditë afat, pra njoftimi po bëhet me shumë vonesë.
Një tjetër shqetësim është se çfarë do të bëhet me ata qytetarë që nuk kanë facebook apo nuk janë ndjekës të faqes së kryetares së bashkisë Majlinda Qilimi?!
Publikimi i plotë:

Te nderuar banorë te bashkise Delvine!
Ju bejme me dije se ne që datë 07.05.2020 hyri në fuqi Ligji Nr.20 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”. Objekti i këtij ligji ka të bëjë me përcaktimin e procedurave dhe organit shtetëror përgjegjës për përfundimin e proceseve kalimtare administrative-ligjore, të regjistrimit të titujve të pronësisë për pasuritë e paluajtshme në pronësi shtetërore dhe private në Republikën e Shqipërisë, si dhe inventarizimin, transferimin, trajtimit dhe regjistrimit përfundimtar të tyre.

Pjesë e këtij procesi është dhe ai i efekteve të ligjit 7501/1991 “Për tokën”. Kjo sfidë përbëhet nga përfundimi i pajisjes me tokë të atyre familjeve dhe kategorive për të cilat ende nuk është bërë; nga përfundimi i procesit të pajisjes me AMTP (Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi) i tyre, gjithashtu edhe regjistrimi dhe çertifikimi i pronës në fshat.
Referuar nenit 12, pikës c të ligjit Nr.20/2020, për fillimin e procedurës të zbatimit të ligjit, në këtë fazë e nevojshme është paraqitja e kërkesës për t’u plotësuar me AMTP, pranë Bashkisë Delvinë, për tokat e ish-kooperativave bujqësore apo ish-ndërmarrjeve bujqësore.

Në këtë fazë, do të ishte e mjaftueshme paraqitja e një kërkese nga ana e qytetarit pranë strukturave përkatëse të Bashkisë Delvinë, kërkesë e cila duhet të përmbajë të dhëna të mjaftueshme për identifikimin personal, dhe të parcelës objekt kërkimi, shoqëruar me fotokopje të dokumentacionit që disponon qytetari.
Në vijim të këtyre procedurave, jeni të lutur të paraqesni kërkesat tuaja pranë Institucionit tonë, në kuadër të zbatueshmërisë të Ligjit 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.
Ju lutemi ,respektoni afatet !


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Tatimet kontrolle në kompani ndërtimi dhe agjenci imobiliare në Sarandë
Butrinti fiton ndaj Bylis B dhe ngjitet në vendin e dytë të renditjes
Stillo Papadhima, sot 101 vjeç – Dëshmia e një të mbijetuari në kampet naziste – VIDEO
Butrinti – Bylis B / LIVE në Saranda Web – përballje direkte për kreun e renditjes
Debate të forta / Këshilli Bashkiak Sarandë miraton kalimin e vilave qeveritare në “Polin e Zhvillimit të Sarandës”
Sarandë | Operacion antidrogë, arrestohet 30-vjeçari me kanabis gati për shitje

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.