Liz Truss zgjidhet drejtuese e Konservatorëve dhe kryeministre e re e Britanisë së Madhe

05/09/2216:50

Shperndaje:

Kryeministrja e ardhshme e Britanisë së Madhe është shpallur zyrtarisht Liz Truss, e cila ka fituar garën përballë Rishi Sunak, dhe është shpallur lidere e Partisë Konservatore.

Truss, aktualisht Sekretare e Jashtme, do të marrë nesër detyrën si kryeministre e Britanisë, teksa Boris Johnson do të japë dorëheqje.

Rezultatet u shpallën vetëm pak minuta më parë nga Sir Graham Brady, ku Liz Truss fitoi garën me 81,326 vota ndaj 60,399 të Rishi Sunak.

Në fjalën e saj ajo tha se ishte një nder të shpallej dhe premtoi se do të qeverisë ‘si një konservator’. Ajo nuk kurseu lavdatat për Boris Johnson duke thënë se ai e kishte drejtuar vendin përmes krizave, duke përfshirë koronavirusin dhe luftën në Ukrainë.

Truss, do të jetë kryeministrja e tretë femër e Mbretërisë së Bashkuar, pas Margaret Thatcher dhe Theresa May. Ajo do të udhëtojë nesër në Balmoral ku do të ketë një bashkëbisedim me Mbretëreshën dhe do të takohet me Boris Johnson për dorëzimin e pushtetit.

Në mbrëmje Truss do të mbajë një tjetër fjalim për të falënderuar anëtarët e partisë konservatore që votuan për të.

Do të jetë një ditë e ngarkuar për Truss, e cila gjithashtu do të finalizojë se kush do të shërbejë si ministra në kabinetin e saj. Vendi do të presë me padurim një njoftim se çfarë do të bëjë ajo për të ndihmuar me faturat spirale të energjisë, për të cilat ajo është zotuar se do të vendosë brenda një jave nga marrja e pushtetit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Sherr në Ksamil: 5 persona do paraqiten në dyert e Prokurorisë së Sarandës
Akuzohet se i dëmtoi imazhin duke publikuar foto private, nis procedim penal
U kap pa Leje Drejtimi dhe mendoi se do shpëtonte duke i dhënë policit 50 euro
Urdhërohet bllokimi i TikTok në Shqipëri. Data kur aplikacioni do të jetë jashtë përdorimit
ARAMERAS RESORT në Ksamil kërkon të punësojë Kamarier/e dhe Ndihmës Kamarier/e
EKSKLUZIVE: Gjergji Mërkuri, kandidat i PS për zgjedhjet e 11 majit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.