Lime Mihasi, Mjeshtri që e renditi Sarandën në elitën e Shahut

01/11/2012:03

Shperndaje:


Deputeti Alket Hyseni ka shpërndarë sot një profil të mjeshtrit Kombëtar të Shahut Lime Mihasi
Lime Mihasi – Mjeshtër Kombëtar i Shahut♟.
Ka mbi 30 vjet që ushtron sportin e shahut si lojtar dhe trainer me ekipin e “Butrintit”. 17 herë kampion🏆 i shumëfisht i Sarandës.
Pjesëmarrës në të gjitha kompeticionet kombëtare dhe ndërkombëtare të shahut♟, individuale dhe ekipore, si lojtar dhe trainer i ekipit, duke qenë 12 herë finalist, 7 herë fitues i titullit kampion i Shqipërisë, 5 herë nënkampion dhe 4 herë vendi i tretë.

Butrinti i drejtuar nga Lime Mihasi ka përfaqësuar Shqipërinë në Champions League në turnetë e zhvilluar në Austri, Slloveni, Greqi, Maqedoni, Bullgari, Spanjë dhe Serbi, duke shpalosur para mjeshtrave të mëdhenj të shahut profesionist vlera të jashtëzakonshme dhe rezultate inkurajuese.

Një trainer i përkushtuar, Lime ka arritur të nxjerr breza të talentuar dhe kampion të rinj, si kapiteni dhe njëkohësisht kampioni në fuqi i Sarandës, Mjeshtri Kombëtar Erald Mihasi, apo Eklea, vogëlushja e talentuar, nënkampione kombëtare për të rinj.

Krenarë për aftësitë, punën dhe rezultatet e shkëlqyera të Mjeshtër Lime Mihasit dhe Ekipit të Shahut “Butrinti” që e rendisin Sarandën në elitën e këtij sportiqë e rendisin Sarandën në elitën e këtij sporti”, shkruan deputeti Alket Hyseni.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Bledi Çuçi: Saranda po i rikthehet normalitetit falë punës së Bashkisë
Gjendet i pajetë në det një peshkatar, dyshime se humbi jetën gjatë stuhisë
Alarm për motin! Ndalohen të gjitha daljet në det në Sarandë, Ksamil dhe Borsh
Ndahet nga jeta Majko Rroboci, veterineri dhe intelektuali i respektuar nga Delvina
Stuhi e fortë në Sarandë, dhjetëra automjete dhe biznese të dëmtuara, 3 të lënduar
Lamallari: Policia do fillojë aksionin, xhamat e errësuar pa leje do të hiqen

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.