Letra e biznesmenit para vetëvarjes në Delvinë


myrtaj-780x439
Falimentimi i biznesit në Tiranë çoni në vetëflijim një 48¬ vjeçar, i cili ishte kthyer nga emigracioni dy vite më parë. Pronari i një pastiçerie në kryeqytet, i identifikuar si Fatmir Myrto, i dha fund jetës duke u vetëvarur në depon e shtëpisë së prindërve të tij, në fshatin e lindjes në Palavli, Bashkia Delvinë. Viktima u gjet i vetëvarur me litar, ndërsa në vendin e ngjarjes blutë gjetën edhe një letër ku i ndjeri u kërkonte të falur babait, motrave, por edhe vajzave të tij për aktin që po kryente.
“Nuk mund ta duroja dot më këtë jetë. Gjithçka e kam humbur”, mësohet të ketë shkruar viktima në letrën që kishte lënë dhe që u gjet në vendin ku është vetëflijuar. Viktima Fatmir Myrtaj, apo siç njihej me dokumentacione me emrin Jorgo Marto, pasi ka jetuar e punuar për një kohë të gjatë si emigrant në Greqi, kishte vetëm dy ditë që kishte ardhur nga Tirana në fshatin Palavli, për të parë të atin, i cili prej disa vitesh ndodhet në shtrat i paralizuar. Mësohet se 48– vjeçari Fatmir Myrto, prind i tri vajzave, pas divorcit nga bashkëshortja, është larguar nga Greqia. Pasi divorcit në shtetin grek, ku kishte shumë vjet që punonte e jetonte, ai ka vendosur të kthehet në Shqipëri dhe u vendos në Tiranë. Me paratë e fituara nga puna në emigracion, Myrto vendosi t’i futet rrugës së biznesit, duke hapur një pastiçeri në kryeqytet. Kjo zgjati rreth 2 vjet, por biznesi mesa duket i ka ecur keq dhe nuk e ka përballuar dot financiarisht pagesën e punonjësve në të. Për këtë shkak ai vendosi ta mbyllte pastiçerinë, dhe ditën e enjte është drejtuar për në fshatin e lindjes për të vizituar babain e sëmurë.
Dy ditë më pas, ai vendosi t’i jepte fund jetës duke u lënë familjarëve të tij një letër ndjese për aktin e vetëflijimit, ku theksonte se ai kishte humbur gjithçka dhe se nuk mund ta përballonte më jetën

.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë
Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë
Parashikohen reshje intensive në Sarandë, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron vërshime uji
Lexoni më shumë
3 muaj nga inaugurimi i terminalit të autobusave në Sarandë, ujërat e shiut rrjedhin përmes spoteve të ndriçimit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.