Leonidha Hristo në SPAK, 770 milionë lekë abuzim me tenderat
Leonidha Hristo përfundon në duart e SPAK
KLSH kallëzon në SPAK ish-kryetarin e bashkisë Finiq Leonidha Hristo dhe dy zyrtarë: I shkaktuan 77 mln lekë të reja dëm shtetit me tenderat
Raporti i plote i KLSH
Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit Financiar dhe të Përputhshmërisë me nr. 1048/1, datë 24.12.2019… Ka përfunduar auditimin në Bashkinë Finiq, për veprimtarinë nga data 01.01.2017 deri më 31.12.2019.
Me Vendimin nr. 28, datë 30.04.2020 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe me shkresënnr. 1048/13… Datë 04.05.2020, me qëllim përmirësimin e gjendjes i janë rekomanduar Bashkisë Finiq, masa me karakter organizativ… Masa për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 77 milion lekë… Përdorim të fondeve publike pa Ekonomicitet, Eficencë dhe Efektivitetnë vlerën 136.7 milion lekë dhe të ardhura të munguara në vlerën prej 55 milion lekë.
KLSH: Leonidha Hristo 770 milionë lekë dëm shtetit me tenderat
Konstatimet e KLSH për Leonidha Hristo: 770 milionë lekë dëm shtetit me tenderat.
Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimit publik, kryesisht në përzgjedhjen e procedurës së prokurimi… Vlerësimin e ofertave ekonomike duke vepruar me dy standarte vlerësimi,përdorimit të sistemit SEP nga anëtarët e NJHDT dhe KVO, administrimit të dokumentacionit fizik etj.
Për 12 (dymbëdhjetë) procedura prokurimi ku është konstatuarvendosje e kritereve jo në përputhje me objektin e prokuruar dhe zërat e preventivit të objektit, duke ulur numrin e pjesëmarrësve në procedura.
Për14 (katërmbëdhjetë)procedura të prokurimit për kualifikikim dhe shpalljen fitues pa të drejtë tëoperatorë ekonomik të cilët nuk plotësojnë kriteret e vendosura në DST… Duke mos garantuar kryerjen me cilësi e sukses të kontratës… Me pasojë përdorim të fondeve publike për investime, pa ekonomicitet, efiçencë dhe efektivitet në vlerën totale 136,713,771 lekë… Në kundërshtim me kërkesat ligjore si dhe në shkelje të parimit të barazisë para ligjit.
Për të gjitha procedurat e prokurimit është konstatuar se OE apo BOE pjesëmarrëse kanë qenë në kushtet e mos plotësimit të dispozitave ligjore të LPP, pasi nuk plotësojnë disa nga kriteret e DST dhe në kushtet kur nuk ka pasur operator të tjerë pjesëmarrës në garë, KVO duhet të anulonte procedurën/at dhe zhvillonte procedurë të re, duke analizuar shkaqet e dështimit të procedurës dhe përmirësuar kriteret e vendosura të cilat kanë çuar në mospjesëmarrjen e OE.
Vlerësimi jo i drejtë i operatorëve pjesëmarrës në garë, ka sjellë për pasojë veprime në paligjshmëri të përdorimit të fondeve për vlerën prej 136,713,771 lekë.
Raporti ndaj Leonidha Hristos… VIJIM…
Për 15 (pesëmbëdhjetë)procedurat të prokurimit për të cilat është konstatuar kualifikim dhe shpallje fitues të Operatorëve Ekonomik (OE) apo Bashkimit të Operatorëve Ekonomik (BOE) të cilët nuk plotësojnë kriteret për kualifikim apo në kushte të njëjta me OE/BOE e tjerë të skualifikuar… Veprime të cilat kanë çuar në paligjshmëri të fondeve të prokuruar me efekt negativ në buxhetin e bashkisë për vlerën 41,773,524 lekë.
Raporti i KLSH ndaj Leonidha Hristo vijon se: Secili vendim i KVO për të shpallur fitues OE apo BOE nuk është i drejtë dhe OE/BOE duhej të ishte s’kualifikuar dhe Titullari i AK… Duhet të kishte anuluar secilën procedurë për të rishpallur një procedurë të re prokurimi, veprime me pasojë shkelje të barazisë në tendera.
Veprime në kundërshtim e mospërputhjemenenin 1, pika 1, 2/a/b/c/ç/dh, nenin 2, 24, 33, nenin 46/1 1; nenin 53/3, 5, të ligjit nr. 9643 “Për prokurimin publik”, datë 20.11.2006, i ndryshuar, nenin 36 “Procedura me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, nenin 56, 61 dhe 77të VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar me VKM nr. 797, datë 29.12.2017.
KLSH, me qëllim përmirësimin e situatës i ka rekomanduar Bashkisë Finiq masa me karakter organizativ në lidhje me eleminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhet… Kryesisht në fushën e tatim taksave, të ardhura të munguara në vlerën 55,334 mijëlekë.
Dosja e Leonidha Hristos përcillet në SPAK
Për këto shkelje dhe të tjera, KLSH ka kryer pranë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me shkresën nr. 1048/15 … Datë 11.05.2020 kallëzim penal ndaj Leonidha Hristo me detyrë ish-Kryetar i Bashkisë në cilësinë e titullarit të Autoritetit Kontraktor… F.P. me detyrë ish-Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve në Bashkinë Finiq, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) … Kryetarit të Njësisë së Hartimit të Dokumenteve të Tenderit (NJHDT)… Dhe L.K. me detyrë ish-Përgjegjës i Sektorit Juridik, në cilësinë e Kryetarit dhe anëtarit të NJHDT, për konsumimin e elementëve të veprave penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike”… “Falsifikim i dokumenteve”dhe “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, parashikuar nga nenet 258, 186 dhe 192/b, të Kodit Penal.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 21
27/06/2014:33
Suvenire nga Saranda
27/06/2014:33
Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
27/06/2014:33
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 26
27/06/2014:33
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 6
27/06/2014:33