Lehtësim për dhimbjen e familjes së peshkatarit në Ksamil, gjendet trupi


EKSKLUZIVE : Lehtësim për dhimbjen e familjes së peshkatarit në Ksamil, gjendet trupi. Pas apelit te familjareve ne Saranda Web per intesifikim te kerkimeve, me kerkese dhe insistim te administratorit te Ksamilit Florjan Sali, eshte ngritur grupi i emergjences per kerkimet e peshkatarit te humbur Eduard Shahini. Dy ditë më parë,  është zhvilluar një takim midis nënprefektit, Kryetares së bashkisë Sarandë dhe përfaqësuesve të Policisë së Shtetit për marrjen e masave konkrete për gjetjen e trupit të 46 vjeçarit Shahini.
Nga ana e Bashkisë Sarandë eshtë bërë e mundur që të furnizohen me karburant edhe peshkatarët e zonës të cilët kontribuan në gjetjen e trupit. Sipas Shefit të rendit të komisariatit të policisë Sarandë Asim Canaj, është bërë një plan pune dhe është krehur zona deri sa është gjetur trupi i cili kishte dalë në sipërfaqen e ujit.
4 polumbarë dhe disa varka peshkatarësh kanë patrulluar prej disa ditësh në liqenin e Butrintit së bashku me mjetet motorike të policisë së kufirit dhe migracionit Sarandë. Eksperti i Kriminalistikës së bashku me mjekun ligjor bënë kqyrjen e kufomës e cila më pas u soll në breg, nga ku u transportua për në morgun e qytetit të Sarandës.

Gjendet pas 8 ditësh i zhdukuri në liqenin e Butrintit 46 vjecari Eduart Shahini. Trupi i tij është pikasur në orët e para të mengjesit rreth orës 08:00 nga grupi i kërkimit.
Dy ditë më parë është zhvilluar një takim midis nënprefektit, Kryetares së bashkisë Sarandë dhe përfaqësuesve të Policisë së Shtetit për marrjen e masave konkrete për gjetjen e trupit të 46 vjeçarit Shahini.
Nga ana e Bashkisë Sarandë eshtë bërë e mundur që të furnizohen me karburant edhe peshkatarët e zonës të cilët kontribuan në gjetjen e trupit. Sipas Shefit të rendit të komisariatit të policisë Sarandë Asim Canaj, është bërë një plan pune dhe është krehur zona deri sa është gjetur trupi i cili kishte dalë në sipërfaqen e ujit.
4 polumbarë dhe disa varka peshkatarësh kanë patrulluar prej disa ditësh në liqenin e Butrintit së bashku me mjetet motorike të policisë së kufirit dhe migracionit Sarandë. Eksperti i Kriminalistikës së bashku me mjekun ligjor bënë kqyrjen e kufomës e cila më pas u soll në breg, nga ku u transportua për në morgun e qytetit të Sarandës.

Posted by Saranda Web on 2016-03-30

 

eduard shahini

 

.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Së shpejti nisin punimet në rrugët Onhezmi dhe Vangjel Pandi në Sarandë
Lexoni më shumë
10 familje në Gjashtë prej 8 ditësh pa ujë, banorët denoncojnë ndërprerjen e furnizimit pa paralajmërim
Lexoni më shumë
Një vit i mbarë për Konispolin, rritet prodhimi i mandarinave dhe zgjerohen eksportet drejt Europës
Lexoni më shumë
Ermil Xhaferi, nga Saranda te Cage Warriors: fitorja e gjashtë në MMA profesioniste
Lexoni më shumë
Publikohet projekti për rikontruksionin e Kinoteatrit Butrinti në Sarandë
Lexoni më shumë
Projektbuxheti 2027, 14 milionë euro transferta për Sarandën, Delvinën, Finiqin dhe Konispolin
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.