Largohuni hajdutë! Ja si banorët e Nivicës sprapsën shpurrën e Ballukut nga Kakomeja – VIDEO

Largohuni hajdutë!

 

Ja si banorët e Nivicës sprapsën shpurrën e zv. kryeministres Belinda Balluku nga Kakomeja

 

 

Sot, punonjësit e Bashkisë Sarandë dhe asaj Himarë u angazhuan që në orët e para të mëngjesit për të pastruar ambientin pranë ish repartit ushtarak në Kakome. Arsyeja për këtë aktivitet të papritur ishte vizita e paralajmëruar e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila pritej të deklaronte fillimin e punimeve në këtë zonë të shumëdiskutuar.

 

Lajmi për ardhjen e ministres nuk kaloi pa u vënë re nga banorët e Nivicës, të cilët pasi mësuan për këtë ceremoni, vendosën të reagojnë menjëherë. Banorët që ndodheshin në atë moment në Nivicë u nisën drejt Kakomes për të ndërprerë ceremoninë, duke e bërë të qartë kundërshtimin e tyre të fortë ndaj projekteve që prekin këtë zonë.

 

 

Sipas burimeve tona, Ministrja Balluku u përpoq të mbërrinte në Kakome me skaf nga deti, por plani i saj u ndërpre kur vërejti se niviciotët ishin të pranishëm dhe e prisnin te moli. Përballë këtij skenari, ajo u detyrua të tërhiqej, duke mos realizuar programin e saj të planifikuar.

Banorët e Nivicës, të vendosur dhe të revoltuar, u shprehën se janë të përgatitur të shkojnë deri në fund për të mbrojtur tokën e tyre. “Nuk na kanë lënë asnjë hapësirë tjetër për t’u mbrojtur, veç vdekjes tonë,” deklaruan ata. “Kur t’i vijë ora, edhe vdekjen në dispozicion të Kakomesë dhe nderit tonë do t’a vendosim.”

 

Ky akt i vendosur i banorëve tregon edhe një herë vendosmërinë e tyre për të mbrojtur të drejtat dhe trashëgiminë e tyre kundër çdo ndërhyrjeje që ata e konsiderojnë të padrejtë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Qeveria kundërshton shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura
Lexoni më shumë
Pragu i TVSH zbret në 5 milionë lekë: Mijëra fermerë rrezikojnë të humbasin kompensimin 10%
Lexoni më shumë
Nga 1 janari 2027 ulen tarifat e pasaportave dhe kartave të identitetit për tri kategori
Lexoni më shumë
Aksident tragjik: humb jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë Ermal Lula
Lexoni më shumë
Tuneli i Llogarasë 82 milionë euro dëm shtetit. SPAK: Belinda Balluku orientoi tenderin
Lexoni më shumë
Ambasadori amerikan Eric Wendt vizitë në Sarandë dhe qytetin antik të Butrintit
Lexoni më shumë