Lajm i mirë për emigrantët/ Greqia shtyn afatin e lejeve të qëndrimit, ç’duhet të dini

18/12/2018:29

Shperndaje:


Ministria e Brendshme greke ka vendosur të shtyjë deri në datën 31 mars të vitit 2021, afatin e lejeve të qëndrimit që skadonin në datën 31 korrik të 2020-ës dhe lejet që skadonin ose do të skadojnë nga 1 gushti-31 marsi i 2021-shit do të shtyhen edhe për 8 muaj të tjerë nga dita e skadencës së tyre.
Drafti ligjor u dërgua në parlamentin grek pasditen e së premtes dhe merr vlefshmëri që prej të hënës së ardhshme, më 21 dhjetor.

Ky vendim u jep një frymëmarrje lehtësuese mijëra emigrantëve që jetojnë në vend, shumica e tyre shqiptarë, të cilët rrezikonin të mos rinovonin lejet e qëndrimit, pasi qendrat e decentralizuara të Ministrisë së Brendshme ishin të mbyllura për shkak të pandemisë Covid-19.

Aktualisht po merren masa që edhe emigrantët që jetojnë në vend të trajtohen njësoj si vendasit jo vetëm nga ana financiare, por edhe përsa i përket pajisjes me dokumente, ndaj edhe për ta janë marrë masa lehtësuese për përballimin e efekteve të Covid-19.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ishin nisur për të prishur një ndërtim, Policia Bashkiake zbulon edhe një tjetër
Aksion në Ksamil, IKMT dhe Policia Bashkiake shembin një shtëpi – VIDEO
ADORA’S VIEW HOTEL kërkon Sanitare. Orari 06:30 – 14:30
Akt vandal – dhunohen ikonat në një kishë të vogël në Kanalin e Çukës
Agjencia Turistike LEKA TOURS kërkon Shofer
Bolv në Delvinë kërkon të punësojë dy punëtorë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.