Kupa e Shqipërisë/ Përfundon takimi i parë Butrinti – Laçi

22/09/2113:48

Shperndaje:

U zhvillua në orën 13:30 në stadiumin e qytetit të Sarandës, sfida e vlefshme për raundin e parë të Kupës së Shqipërisë, mes Butrintit dhe Laçit, që përfundoi në barazim 1-1.

Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Ademit, teksa vendasit barazuan shifrat me Malajn.

Pavarësisht se trajneri malazez, Vukiçeviç, nuk i kurseu titullarët, duke hedhur në fushë pjesën më të madhe të tyre, bardhezinjtë nuk shkuan më shumë se barazim 1-1 ndaj skuadrës së Banos, teksa do të kërkojnë kualifikimin në sfidën e kthimit që luhet më 14 tetor.

BUTRINTI – LAÇI 1-1

GOLAT: Malaj 49’ / Ademi 17’

BUTRINTI: Kaloshi, Buxhelaj, Culli, Basha, Zholi, Karaj (Husi 70’), Theodori (Selimaj 79’), Gjonaj (Lala 46’),  Bocaj (Rexhepi 70’), Mërkuri, Brahimaj (Malaj 46;). Trajner: Artan Bano.

LAÇI: Dajsinani, Velkoski, Veliaj, Malota (Lushkja 70’) Qato, Bytyqi, Ujka (Roganoviç 43’),  Zulfiji, Ademi (Sulovari 52’) Prengaj (Zarubica 69’), Guindo (Turkaj 52’) Trajner: Dejan Vukiçeviç.

Gjyqtar: Gelsi Velçani (Patos)

Kartonë të verdhë: Karaj 67’, Mërkuri 53’ / Sulovari 65’

PANORAMASPORT.AL


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Të premten ora 09:30 zhvillohet beteja ligjore për Eco Kampusin në Gjykatën Administrative
Erdeti Boutique Hotel kerkon të punësojë Sanitare me eksperiencë
Pegasus Beach Bar kërkon Kamarier restoranti. Ofrohet akomodim dhe ushqim
BOE Luxury Hotel kërkon Recepsionist Turni 3, Kamarier/e – Banakier/e dhe Sanitare
Hotel Panorama në Ksamil kërkon Kuzhinier për mëngjeset
Skënder Hita takim në Policinë e Sarandës: Denonconi çdo kërcënim apo presion që ju bëjnë bandat

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.