Kumbaro takim online me kryetarët e bashkive. Edhe vitin tjetër plazhet do menaxhohen nga privatët

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka njoftuar se kanë nisur që tani përgatitjet për sezonin e ardhshëm turistik, në mënyrë që i gjithë procesi për vitin 2023 të mbyllet brenda këtij viti. Në një takim të parë me kryetarët e bashkive bregdetare, prefektët, Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe Agjencinë e Zhvillimit të Territorit, Kumbaro ka listuar prioritetet për vitin tjetër, duke nisur nga rritja e sipërfaqes minimale të detyrueshme ligjore të plazheve publike.

 

“Kemi pasur një sezon të mbarë për nga numri i vizitorëve të huaj, që deri në fund të muajit gusht kanë qenë 5,6 milionë, duke tejkaluar jo vetëm vitin 2021 por edhe se viti 2019. Megjithëse vitin e kaluar e nisëm procesin e ndarjes së plazheve më herët se çdo vit, duhet sërish ta përshpejtojmë. Thirrja për aplikim për marrjen ne menaxhim të stacioneve të plazhit për vitin e ardhshëm, duhet të jetë brenda muajit nëntor. Gjithashtu sipërfaqja minimale e detyrueshme ligjore në çdo bashki, që prej disa vitesh është 20%, do të rritet për vitin tjetër. Për këtë do të ndërhyjmë në VKM”, është shprehur ndër të tjera Kumbaro.

 

Në takimin e zhvilluar është përcaktuar edhe certifikimi i operatorëve turistikë detarë në përputhje me legjislacionin në fuqi, caktimin e pikave të ankorimit të mjeteve lundruese, përcaktimi i qartë i zonave ku lejohet muzika pa limit dhe hartimi i planit të zhurmave nga çdo bashki.

“Përveç punës me hartat e plazheve, çdo bashki duhet të nisë që tani komunikimin publik, në mënyrë që të informohen të gjitha subjektet mbi datat e aplikimeve. Sistemi do të hapet vetëm një herë, sepse është mënyra e vetme për të shmangur konfliktet e mundshme. Parcelat që nuk do të merren për administrim nga privati, menjëherë do të kalojnë si parcela publike. Kontraktimi i vrojtuesve të plazhit është kusht i panegociueshëm, sikundër miratimi në AZHT i strukturave “beach bar” dhe shlyerja e detyrimeve tatimore të subjekeve”, është shprehur Kumbaro.

 

 

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë
Lexoni më shumë
Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.