Kumbaro në Ksamil: Plazhet ua dhamë të gjitha privatëve, por kemi hallin e zhurmave dhe plehrave

21/05/2414:54

Shperndaje:

Ksamili ishte ndalesa e radhës së ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në vijim të turit për të monitoruar dhe komunikuar me aktorët e pushtetit lokal, biznesit dhe turoperatorët mbi problemet kryesore për mbarëvajtjen e sezonit turistik bregdetar.

Ministrja ndaloi pranë hoteleve dhe bizneseve të zonës duke theksuar rëndësinë e organizimit estetik, pavarësisht faktit se janë hapësira private si dhe respektimin e orareve për hedhjen e mbetjeve nga bizneset.

“Me Fondin Shqiptar të Zhvillimit kemi nisur përgatitjen e modeleve të gardheve etetike për të ndarë hapësirat publike nga ato private. Është shumë i rëndësishëm komunikimi me komunitetin dhe bizneset për të mbajtur një hapësirë private të mirëorganizuar. Sfida tjetër është me kantieret e hapura të lëna përgjysmë që janë dëshmitarë të tradicionit të viteve që lamë pas dhe na duhet t’i mbulojmë. Meraku tjetër janë mbetjet dhe pa një komunikim të përditshëm me bizneset nuk mundemi që të investojmë për të mbajtur pastër dhe më pas t’i nxjerrin mbetjet nga dera orë e pa orë. Me marrjen e kompetencave nga policia bashkiake për të vendosur gjoba mjedisore, nuk duhet të tolerohet sepse për një biznes që i menaxhon keq mbetjet e veta, merr kostot gjithë Ksamili e Saranda”

Më tej, ministrja Kumbaro inspektoi një prej plazheve të Kasmilit, ku ka përfunduar gjithë procesi i organizmit të stacioneve të plazhit, duke u ndalur tek rëndësia e administrimit të zhurmave gjatë periudhës së pikut, nisur nga fakti që plazhet janë populluar që prej fillimit të muajit maj dhe flukset parashikohen 40% më të larta se një vit më parë.

“Hartëzimi i zhurmave në territorin e bashkisë është shumë i rëndësishëm për të përcaktuar ku mund të ketë aktivitete që mund të lejohet muzika edhe gjatë natës dhe ku duhen respektuar oraret dhe deicibelët. Kemi kërkuar edhe nga Policia e Shteti që ka kompetencën kryesore gjatë sezonit turistik për muzikën e lartë dhe zhurma, por edhe bashkive që të pajisen me mjetet matëse të akredituara të zhurmës. Policia duhet të jetë në territor të siguruar këtë ekuilibër të bashkëjetesës midis familjarëve dhe dëshirës së të rinjve për ambiente me muzikë”, përfundoi minsitrja Kumbaro.

Ministrja Kumbaro do të vijojë me inspektimet në Vlorë dhe bashkitë e tjera bregdetare me qëllim monitorimin dhe komunikimin për garantimin e standardeve për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Zgjatimi i shëtitores së Sarandës deri tek kanali i Çukës premtim i pambajtur
I dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik, sekuestrohen pasuritë e një personi në Delvinë
ABZHR lajm të mirë për 699 fermerë nga Saranda, Delvina, Konispoli dhe Finiqi
Tifozët e Butrintit apelojnë: Shpëtoni Onuh, ai është pjesë e Familjes tonë!
Publikohen Çmimet e Referencës për Shtëpitë dhe Apartamentet në Sarandë, Delvinë, Himarë dhe Konispol
100 mijë euro për rikonstruksionin e rrugës “Pandeli Boçari” në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.