Ksamil – Në pranga 4 punëtorë, shpallet në kërkim personi që i punësoi

05/09/2515:33

Shperndaje:

Ksamil – Në pranga 4 punëtorë, shpallet në kërkim personi që i punësoi

 

Policia njofton se në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë ushtruar kontrolle në Ksamil, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe si rezultat, më datë 04.09.2025, në rrugën “Riviera”, Ksamil, u konstatua ndërtimi i 2 objekteve me konstruksion blloqe betoni, të papërfunduara, në tokë publike, pa leje nga organet kompetente.

 

Ksamil - Në pranga 4 punëtorë, shpallet në kërkim personi që i punësoi

 

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

• E. P., 36 vjeç, R. M., 34 vjeç, M. M., 47 vjeç, dhe A. A., 19 vjeç, banues në Sarandë.

 

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. P., 42 vjeç, banues në Ksamil, i dyshuar si personi që kishte punësuar shtetasit e lartpërmendur për të ndërtuar pa leje në tokë publike.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Aksident në aksin Sarandë–Delvinë pranë Stjarit, dy persona të plagosur
Restorant Bulevard ’90 kërkon Staf për sezonin turistik 2026
Sofokli Thoma: Beteja për pronat e Nivicës, as pushtuesit nuk na e morën dot
Dino Didani publikon vëllimin poetik “Lulet e Dimrit”
Erdeti Boutique Hotel kërkon Sanitare, Kamarier/e dhe Roje
NJOFTIM PUNËSIMI PËR STAF VJETOR NË RESTORANT LIMANI NË SARANDË

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.