KS Butrinti me trajner të ri, por ecuria në pikëpyetje

08/09/1612:54

Shperndaje:


KS Butrinti me trajner të ri, por ecuria në pikëpyetje. ks-butrinti Zyrtarizohet trajneri i Butrintit për sezonin futbollistik 2016-2017.
Adriatik Faslliu tashmë ka marrë në dorë frenat e ekipit të parë të qytetit bregdetar. Adriatik Faslli ish-futbollist i Butrintit e ka nisr karrierëën si trajner me ekipet e moshave. Në fillim ka drejtuar Butrinti U-17 ku nën drejtimin e tij skuadra arriti disa fitore duke u ngjitur në vendin e parë. Më pas karrierrën e vazhdoi tek Butrinti U-19 ku nën drejtimin e tij ekipi i 19vjecarëve të Butrintit vjet rivalizoi deri në fund me Lushnjen për të dalë në Superligë. Trajneri Faslliu shquhet për dhënien e hapsirave lojtarëve të rinj dhe pritet që në këtë sezonin me Butrintin të luajnë shumë nga talentet e qytetit të Sarandës. Ka qenë vetë presidentja e KS Butrinti znj. Florjana Koka që ka zyrtarizuar Faslliun në drejtimin e ekipit të parë ditën e djeshme. Nga dita e sotme Butrinti ka filluar edhe seancat stërvitore.
Ndërkohë që mbetet ende në pikëpyetje e ardhmja e ekipit.
Gjatë miratimit të buxhetit të Bashkisë Sarandë për vitin 2016, nga ana e Këshillit Bashkiak u miratua me konsensus të plotë përgjysmimi i buxhetit të Klubit Butriti. Ende nuk dihet se sa është shuma e mbetur nga ky buxhet për 4 muajt në vazhdim.
Megjithëse u përfol se në mbështetje të ekipit të Butrintit kishte shfaqur dëshirën të kontibonte biznesmeni sarandiot dhe presidenti i Partizanit Gazmend Demi, nga ana e drejtuesve të klubit nuk është dhënë asnjë informacion për ecurinë e bisedimeve.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Plagosën rëndë një 26-vjeçar dhe prindërit e tij në Sarandë, vihen në pranga 2 vëllezërit
Automjeti merr flakë pas goditjes nga kamioni, humbin jetën 3 shqiptarë – VIDEO
Restorant “Sirocco” në Sarandë kërkon Banakier/e
Bujar Leskaj: Rama dështoi në mënyrë skandaloze me emergjencën e zjarreve
Hotel Saranda kërkon Sanitare (me kohë të plotë ose part-time)
Sunset Restaurant kërkon Ndihmës Kuzhinier/e dhe Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.