Kryqëzimi për në Karahaxh përsëri në errësirë, dritat u ndezën 2 netë dhe u fikën sërish

18/01/2620:01

Shperndaje:

Kryqëzimi për në Karahaxh përsëri në errësirë, dritat u ndezën 2 netë dhe u fikën sërish. Pas publikimit në Saranda Web, më datë 5 janar, të shqetësimit të banorëve për mungesën e ndriçimit publik në kryqëzimin e rrugës për në Karahaxh, përgjatë aksit SarandëDelvinë, situata dukej se po merrte zgjidhje.

 

 

Të nesërmen pas artikullit, ndriçimi te kryqëzimi për në Karahaxh u ndez. Por vetëm për dy netë.

 

Më pas, në mënyrë të pashpjegueshme, dritat janë fikur sërish dhe prej asaj kohe nuk janë ndezur më, duke e kthyer zonën në errësirën e plotë që rrezikon çdo natë drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.

 

Shtyllat e ndriçimit, të instaluara prej rreth një viti, vazhdojnë të qëndrojnë aty si një simbol i një investimi të përfunduar, por të dështuar në realitet. Ndriçimi ekziston fizikisht, por jo funksionalisht.

 

Banorët e zonës shprehen se ndezja për dy netë e ndriçimit pas publikimit të lajmit vetëm sa e ka thelluar shqetësimin, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si menaxhohen dhe kontrollohen investimet publike.

 

“U ndezën sapo u bë lajm dhe u fikën sërish. Kjo tregon që problemi nuk është teknik, por mungesë vullneti. Natën këtu nuk shihet asgjë dhe rreziku është real,” – shprehen banorët.

 

Ky kryqëzim mbetet një pikë e rrezikshme, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës, kur errësira e plotë e bën të vështirë orientimin dhe rrit ndjeshëm mundësinë e aksidenteve në një aks me qarkullim të përditshëm.

 

Banorët i drejtohen sërish Saranda Web, me shpresën se rikthimi i këtij problemi në vëmendje publike do të sjellë një reagim të qëndrueshëm dhe jo thjesht ndërhyrje të përkohshme për “sy e faqe”.

 

Rasti i kryqëzimit për në Karahaxh nuk është vetëm një problem ndriçimi. Ai është një tregues i qartë i mungesës së kontrollit dhe përgjegjësisë ndaj sigurisë së qytetarëve. Një ndriçim që ndizet për dy netë dhe fiket sërish nuk është zgjidhje – është tallje me banorët dhe rrezik i vazhdueshëm për jetën njerëzore.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Çmimi i naftës, kompanitë paralajmërojnë pezullim dhe bllokim të pikave kufitare
Restorant Bora Bora në Ksamil kërkon staf për sezonin. Ofrohet akomodim dhe ushqim
Hotel Olympia kërkon Recepsionist/e, Sanitare, Roje-Mirëmbajtës dhe Kamarier
Restorant Elite në Ksamil kërkon Zgarist, Ndihmës Kuzhinier/e, Kamarier dhe Sanitar/e
Hotel PINI dhe LA MAR Restaurant kërkon të punësojë staf
Julia Rooftop në Sarandë kërkon Kamarier/e, Banakier/e dhe Kamarier/e për restorant

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.