Kryetarja e Bashkise Sarande habit mediat ne Kosove


114660-tsbjvsirnoKryetarja e Sarandës i ka dhuruar presidentit Thaçi një pemë ulliri. “Kjo është një bimë fisnike dhe e paqes. Ju përfaqësoni të njëjtat tipare”, ka thënë ajo, duke ia dhuruar presidentit bimën e ullirit.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot kryetaren e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka, së bashku me ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozin, si dhe një grup të përfaqësuesve të bizneseve të ndryshme nga Shqipëria.
Presidenti falënderoi kryetaren Koka për mikpritjen e përzemërt dhe tradicionale të turistëve nga Kosova. Mirëpo, Thaçi ka thënë se bashkëpunimi strategjik ndërmjet dy shteteve duhet të jetë më dinamik edhe në fusha të tjera.
“Shqipëria është partneri ynë i natyrshëm strategjik. Dua të shoh më shumë biznese të Shqipërisë në Kosovë dhe anasjelltas. Na duhet një dinamikë e re në shkëmbimet tregtare”, ka thënë presidenti.
Ai ka inkurajuar të gjithë përfaqësuesit e bizneseve që të investojnë në Kosovë në sektorë të ndryshëm, duke kontribuuar kështu në zhvillimin ekonomik, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.
Nga ana tjetër, kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka, ka shprehur mirënjohje për qytetarët e Kosovës që edhe këtë vit kanë kaluar pushimet në bregdetin shqiptar.
“Duam të forcojmë shkëmbimet ekonomike me Kosovën, prandaj kemi sjellë përfaqësues të bizneseve nga Saranda, të cilët kanë sjellë produktet e tyre me vete”, ka thënë ajo.
Kryetarja Koka ka thënë se është po ashtu e rëndësishme që nga kjo vizitë të nxiten bizneset nga Kosova që të investojnë në Shqipëri.
Në fund, kryetarja e Sarandës ia ka dhuruar presidentit Thaçi një pemë ulliri. “Kjo është një bimë fisnike dhe e paqes. Ju përfaqësoni të njëjtat tipare”, ka thënë ajo, duke ia dhuruar presidentit bimën e ullirit. Personifikimi qe i ka bere presidentit Thaci ka habitur mediat ne Kosove, te cilat jane shprehur se kryebashkiakja e ka tepruar me lavdet, raporton newsbomb

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shpallet tenderi 836 mijë euro për rrugën në Kopaçez, e dëmtuar nga shirat e nëntorit 2025
Lexoni më shumë
Jo më bonus bebesh, pagesë mujore nga 5–10 mijë lekë për fëmijët deri 5 vjeç
Lexoni më shumë
Emily Çobani, një tjetër përfaqësuese nga Saranda në “Miss & Mr Junior Albania 2026”
Lexoni më shumë
Djegia e fushave pas korrjes së misrit, tymi mbulon zonën dhe përhapet deri në Sarandë
Lexoni më shumë
Lajm i trishtë në Sarandë/ Nuk u mbijetoi plagëve, ndahet nga jeta Andon Kapetani
Lexoni më shumë
Sezoni i ullirit 2026, pritshmëri për më shumë prodhim dhe çmime më të ulëta të vajit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.