Krimet e Rënda urdhër arresti për Klement Balilin, e kërkon Greqia

10/12/1619:48

Shperndaje:


Gjykata e Krimeve të Rënda ka lëshuar ditën e djeshme urdhër arrestin për Klemend Balilin, i pagëzuar nga Greqia si “Eskobari i Ballkanit”. Urdhër arresti i është dhënë për ekzekutim Policisë së Shtetit, e cila më pas veproi menjëherë.
Pas lëshimit të urdhër arrestit mbi 200 forca policie janë angazhuar në një operacion për të arrestuar të shumë kërkuarin Balili.
Burime nga policia bëjnë me dije për Ora News se operacioni ka nisur që në mesnatë dhe është shtrirë në jug të vendit, Delvinë, Sarandë dhe më gjerë në territorin e qarkut të Gjirokastrës
Sipas policisë, janë kontrolluar biznese, lokale dhe ambiente ku dyshohej se mund të fshihej Klement Balili. Në operacion janë përfshirë forcat e FNSH-së dhe të policisë së Sarandës dhe të Gjirokastrës. Por ndërkaq nga një vëzhgim i sotëm në asksin Gjirokastër-Sarandë nuk ka patur asnjë postbllok apo forca policore, qoftë ato të qarkullimit rrugor të cilat zakonisht qëndrojnë 24 orë në këtë aks.
Ndërkaq, vëllai i Klemend Balilit tha se nuk ka një urdhër arresti duke akuzuar policinë se ka bërë presion.
Klement Balili akuzohet për trafik droge dhe organizatë kriminale. Ndaj Klement Balilit ka një fletëarresti ndërkombëtar nga Interpoli dhe se ai është i kërkuar në Greqi dhe Shqipëri.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Restorant Bora Bora në Ksamil kërkon staf për sezonin. Ofrohet akomodim dhe ushqim
Hotel Olympia kërkon Recepsionist/e, Sanitare, Roje-Mirëmbajtës dhe Kamarier
Restorant Elite në Ksamil kërkon Zgarist, Ndihmës Kuzhinier/e, Kamarier dhe Sanitar/e
Hotel PINI dhe LA MAR Restaurant kërkon të punësojë staf
Julia Rooftop në Sarandë kërkon Kamarier/e, Banakier/e dhe Kamarier/e për restorant
Angel’s Sweet House në Sarandë kërkon Krepier/e dhe Banakier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.