Korri prodhimin, por nuk e gëzoi: Policia i sekuestron në shtëpi 13 kg kanabis

Sekuestrohen 13 kilogram lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva, vihet në pranga poseduesi i tyre.

Policia njofton se seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas mbante lënde narkotike në banesë, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:

A. B., 45 vjeç, banues në Borsh, Himarë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 13 kilogramë lënde narkotike cannabis në formë boçeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë
Ndryshon orari në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror
Lexoni më shumë
Finiq, i vjedhin të moshuarës 6,800 euro që i kishte kursyer për një operacion – VIDEO
Lexoni më shumë
Laert Vasili dhe Drilon Hoxha rikthehen në  Sarandë dhe e gjejnë sërish pa kinoteatër
Lexoni më shumë
Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.