Koronavirusi s’i tremb shqiptarët e Kosovës, më të shumtë se vitin e kaluar për pushime në Shqipëri

09/07/2013:30

Shperndaje:


Pandemia e koronavirusit nuk i ka vënë në diskutime pushimet që shqiptarët e Kosovës zgjedhin të bëjnë në Shqipëri. Frika është prezente, por bazuar te shifrat, ashtu si edhe në vite të tjera, deri më tani, kanë qenë të shumtë ata shqiptarë të Kosovës që kanë kaluar kufirin me destinacion bregdetin.

Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës në njëmbëdhjetë ditët e fundit ose më saktësisht nga data 26.06.2020 deri më 06.07.2020 numri i kosovarëve që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë përmes Morinit ka qenë 76.974 qytetarë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, këtë verë kanë hyrë 2.666 qyetetarë më shumë. Saktësisht numri i atyre që kanë hyrë nga pika kufitare e Morinës është 74.308.

Pushuesit nga Kosova aktualisht përbëjnë numrin më të madh të pushuesve në Sarandë dhe Ksamil.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Shelegari 15 ditë pa ujë të pijshëm – Banorët: pimë ujë nga kanali
Njoftim punësimi për staf në Restorant Piceri SUNSET në Ksamil
Policia: Kapet një shpërndarës në Sarandë, iu gjetën doza gati për shitje
Kompania Greke Infovest ofron mundësi për të punuar nga shtëpia
Qeni kafshon një të moshuar, nis procedimi penal ndaj pronarit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.