Koronavirus/ Mjeku Flamur Topi: Situata është menaxhuar keq!

27/03/2010:36

Shperndaje:


Doktori Flamur Topi ka folur në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli” për situatën e krijuar nga koronavirus në Shqipëri dhe botë.
Ai thotë se situata në botë është keqmenaxhuar pasi shkenca duhet të kishte nxjerrë mësim që prej 17 vitesh më parë, kur bota u përball me Sars.

” Situata në botë ështe menaxhuar shumë keq. Shkenca botërore ka patur kohë të mjaftueshme 17 vjet që nga sarsi në 2002, mund të ishin përgatitur për një vaksinë të përafërt, megjithatë misioni i shkencës është të parashikojë. Mund të kishte studiuar virusin sars, megjithatë shkencatët e kanë marrë lehtë” shprehet mjeku.

“Shkenca botërore duhet të nxjerrë mesime që të mos kemi një valë më të ashpër tjetër. Nuk përjashtohet të kemi një vale më të ashpër nëse nuk krijojmë një vaksinë për të mundur ‘sars cov 2.’ Kjo do të thotë që struktura ishte e ngjashme. Shkenca do ishte më pranë vaksinës nëse do të ishte marrë më me seriozitet Sars në 2002. Nuk do të kishim këto jetë të humbura, nëse do kishte ndodhur kjo. Situata është shumë e rënduar në Evropë” shprehet Flamur Topi.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Elvid Shehu emërohet Shef i ri i Policisë Kufitare në Sarandë
Spektakël ndjekjeje në qytet: Hidhet në det për t’i shpëtuar policisë, por arrestohet nga kufitarët me skaf
Ice Roll në Ksamil kërkon të punësojë Ndihmës Kamarier/e
Markata DON PESHK kërkon Ndihmës Kuzhinier/e. Punësim gjithëvjetor
Restorant Brothers kërkon Hostes, Ndihmës Kuzhinier/e dhe Ndihmës Kamarier/e
Restorant “Nëndetsja” kërkon Kuzhinier / Tiganist. Ofrohet akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.