Konventa Ndërkombëtare e Turizmit, Shqipëria si destinacion i ri turistik i Mesdheut

02/04/2313:09

Shperndaje:

Ditën e nesërme do të nisë Konventa Ndërkombëtare e Turizmit, ku do të mblidhen pjesëmarrës nga 38 vende të botës.  Takimi do të ketë një platformë diskutimi dhe promovimi për Shqipërinë si destinacion i ri turistik i Mesdheut.

Për këtë ngjarje, më 3 e 4 prill, zv.presidenti Ekzekutiv për Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane, Frans Timmermans do të qëndrojë në Tiranë për të diskutuar me përfaqësuesit e qeverisë dhe palët e interesuara përparimin e bërë në vend në tranzicionin e gjelbër, përfshirë klimën, mbrojtjen e mjedisit dhe energjinë e rinovueshme.

Sipas Axhendës, ditën e parë, Timerman do të ketë një takim dypalësh me kryeministrin Edi Rama, ministren e Turqimit Mirela Kumbari dhe me sekretarin e Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, Zurab Pololikashvili. Po ashtu, është parashikuar një tryezë e rrumbullakët me organizatat e shoqërisë civile mjedisore.

Ky është panairi i dytë më i rëndësishëm me përmasa ndërkombëtare që mbahet brenda një periudhe të shkurtër kohore, pak ditë më parë Shqipëria mori pjesë në panairin ndërkombëar të turizmit në Berlin. Konventa Kuadër për Etikën në Turizëm synon të promovojë turizëm të përgjegjshëm, të qëndrueshëm e të arritshëm universalisht nëpërmjet zbatimit të parimeve etike në turizëm dhe u referohet të gjithë aktorëve në zhvillimin e turizmit në respektimin e parimeve etike në turizëm.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Festë në Livadhja: Minoriteti grek kremton 25 Marsin me aktivitete kulturore
Kompania Globe kërkon të punësojë Transportues për dyqanin në Sarandë
Kompania Globe kërkon të punësojë në dyqanin e Sarandës Specialist Shitje
Hotel “Palma City” në Sarandë kërkon Recepsionist/e dhe Banakier/e & Kamarier/e
Denoncim nga një shtetase amerikane: Po kërcënohem nga një bashkëkombës që jeton në Sarandë
Kompania Gjoni kërkon të punësojë Punonjës / Shofer

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.