Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap drejt ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore

31/07/2519:45

Shperndaje:

Konispoli shpallet Ansambël Historik një hap i rëndësishëm drejt ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore

 

Qeveria shqiptare ka miratuar shpalljen e qytetit të Konispolit si Ansambël Arkitektonik Urban, një vendim që synon të ruajë dhe të promovojë vlerat historike dhe kulturore të kësaj qendre të jugut të Shqipërisë. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili përmes një njoftimi publik vuri në pah rëndësinë e këtij vendimi. 

 

Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap drejt ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore

 

Konispoli, i njohur për arkitekturën karakteristike me gurë të punuar, rrugicat me kalldrëm, lagjet me emra fisesh dhe banesat tradicionale që datojnë në shekujt XIX dhe XX, tashmë hyn zyrtarisht në hartën e zonave të mbrojtura si pasuri e trashëgimisë kombëtare.

 

“Në këtë qytet të vogël, por me identitet të fortë urban dhe kulturor, gjenden gjurmë të pazarit të dikurshëm dhe vendbanime antike në Qafën e Ktismave. Konispoli ka qenë një vatër e rëndësishme rezistence dhe kulture kombëtare. Ky status i ri do të ndihmojë në mbrojtjen, restaurimin dhe promovimin e qytetit përmes zhvillimit të turizmit kulturor”, u shpreh ministri Gonxhja.

 

Shpallja e Konispolit si ansambël arkitektonik është realizuar falë punës së Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe bazohet në Ligjin Nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”. Kjo nismë synon të garantojë ruajtjen afatgjatë të pasurive të paluajtshme me vlera të veçanta kulturore e historike.

 

Ky vendim pritet të sjellë më shumë vëmendje dhe investime në Konispol, duke e kthyer atë në një destinacion të rëndësishëm për vizitorët që kërkojnë të zbulojnë thesaret e trashëgimisë shqiptare.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pension për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta, zbatimi nis në qershor
Zbardhen zonat për “Paketën e Maleve” në Sarandë: 22 Ha në Gjashtë dhe 43 Ha në Lëkurës
Banorët denoncojnë: Lumi në Borsh po mbushet me mbetje, rrezikohet edhe plazhi – VIDEO
Bashkia Sarandë dorëzon hartat e “Paketa e Maleve”, ishte vënë kusht për rikandidimin
“Pritet shiriti” i inaugurimit të punimeve për ujësjellësin e Sarandës nga burimet e Tatzatit
Arameras Resort në Ksamil kërkon të punësojë Financier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.