Konispol, komisionerët e PD vodhën votat e Partise dhe të Jolio Dine, ia shtuan Ina Zhupës

Ne vetem 1 kuti te Konispolit, komisioneret e Partise Demokratike, i kane shtuar 10 vota kandidates Ina Zhupa, nderkohe qe i kane vjedhur 2 vota kandidatit Jolio Dine dhe 8 te tjera i kane marre ndoshta nga votat qe ishin vetem per Partine Demokratike dhe per asnje kandidat.

Pas zbulimit të skandalit, ka reaguar edhe Jolio Dine:

KQZ perzgjodhi rastesisht per te rinumeruar vetem 45 kuti nga 445 qe ka Qarku Vlore.

Rinumerimi nxorri diferenca here te medha e here te vogla ne kuti, por ajo qe ka rendesi eshte se votat e qytetareve u preken. Vullneti i votuesit, te pakten per forcen politike ku une kandidova, u deformua drejtperdrejte nga komisioneret e Partise Demokratike, te cilet sot nese KQZ nuk i con ne ndjekje penale, minimalisht duhet te ndihen te turperuar!

Ne rastin tim, edhe pse jane pak, ne 45 kuti ose ne 10 % te totalit, me ishin vjedhur 7 vota. Koncepti “vote” ndoshta eshte vertete pak, por per mua jane 7 qytetare te cilet zgjodhen te shkonin ne qendren e votimit per te votuar kandidaturen time. Jane 7 qytetare me shume qe sot u jam mirenjohes. Por aty brenda eshte edhe mundi, djersa e shpenzimi im per te takuar, biseduar e bindur keta 7 qytetare ne zona te ndryshme te Qarkut, per te votuar mua ne 25 prill.

Do doja qe KQZ te hapte me shume kuti ne zonen e Bashkive Sarande, Konispol, Delvine, Finiq dhe Himare (jane hapur vetem 18), per te pare realisht se shume me shume vota te “vjedhura” do te dilnin e per kete jam shume i sigurt.

Faleminderit edhe njehere tashme 2124 votuesve (zyrtare) te mi, e ndoshta shume e shume te tjereve, te cileve vullneti nuk u eshte lexuar!

Do ta mbyllja me aq statusin tim lidhur me votat e rinumeruara nga KQZ sot, por nuk rri dot pa informuar banoret e Bashkise Konispol, se komisioneret e Partise Demokratike kane arritur me sukses te vjedhin votat e qendres se votimit 4706 (Shkolla e Mesme Konispol).

Konkretisht numeruesit 2 vota i kane vjedhur nga une si kandidat dhe 8 vota ia kane vjedhur Partise Demokratike (vote vetem per subjektin), per te favorizuar nje kandidature tjeter te ciles i kane shtuar 10 vota.

Ky rinumerim me ben krenar, sepse tashme ne Bashkine Konispol, ne vendin e gjysherve te mi, rezultoj kandidati me i votuar me 451 vota ne total.

Disa komisionere me precedente penale e disa me vese te turpshme morale, ne 25 prill tentuan me force te me nxirrnin te dytin duke deformuar vullnetin e banoreve te ndershem te kesaj zone, por e verteta vonon por nuk harron!

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Salla e qendrës kulturore “Myrteza Leka” në Delvinë drejt rikonstruksionit
Lexoni më shumë
Përmbyset maunia me misër në aksin Kardhiq–Delvinë, policia në vendngjarje
Lexoni më shumë
Vallja e Osman Takës nga Konispoli përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale
Lexoni më shumë
Një vit pas përmbytjeve, rruga dhe ndriçimi drejt Manastirit të Kostarit ende pa ndërhyrje
Lexoni më shumë
Shpallet tenderi 836 mijë euro për rrugën në Kopaçez, e dëmtuar nga shirat e nëntorit 2025
Lexoni më shumë
Jo më bonus bebesh, pagesë mujore nga 5–10 mijë lekë për fëmijët deri 5 vjeç
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.