Konflikti i demokratëve të Sarandës zhvendoset në zyrën e Bashës

13/11/1816:42

Shperndaje:


 

Konflikti tashmë i njohur mes grupeve në Partinë Demokratike të Degës së Sarandës ditën e sotme është zhvendosur në zyrën e kryetarit të kësaj partie Lulzim Basha.
 

Duke qenë se debatet te demokratët e Sarandës kishin arritur disa herë deri në prag të shpërthimit të dhunës mes tyre, ata i kanë kërkuar fillimisht të deleguarit të PD Fatbardh Kadilli ndërhyrjet e tij.
 Konflikti kishte të bënte me mënyrën e menaxhimit të procesit të zgjedhjes së drejtuesve të seksioneve, ku nga grupi i punës u vendos se kandidatët do të miratoheshin fillimisht prej tyre.   Duke qenë se ky rregull nuk gjendej në asnjë pikë të statutit dhe as në udhëzimin e dërguar nga kryesia, por ishte një manovër për të siguruar manipulimin e procesit të zgjedhjeve për kryetarin e Degës, demokratët e kundërshtuan këtë.
 Por duke parë se i deleguari Fatbardh Kadilli nuk ndërhyri në mbrojtje të Statutit dhe heshti ndaj këtij manipulimi, demokratët i kërkuan ndërhyrje kryetarit Lulzim Basha, i cili nga ana e tij i ftoi ditën e sotme dy grupet në takim në selinë qëndrore.
 Ende nuk dihet se çfarë është biseduar, por një burim i Saranda Web ka mësuar se Basha mezi i ka nxjerrë nga zyra dy grupet, çka do të thotë se mosmarëveshjet ka qenë të thella dhe nuk pritet të jenë zbehur.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Emërohet drejtuesi i ri politik i PD për Qarkun Vlorë
Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë Sarandë
Pas publikimit në Saranda Web, zgjidhet brenda pak orësh problemi i ujit në Berdenesh
Sherr për depozitën e ujit në taracën e pallatit, arrestohet dhe i kapet pistoleta me mulli
Promovohet libri i Vangjel Agora: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë” – VIDEO
Parlamenti bëhet bunker anti-SPAK për Belindën. Berisha: Do protestojmë përsëri pas 10 ditësh

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.