Konfliktet për “Listën Basha 2”, Bujar Leskaj jep dorëheqjen nga kandidimi?


Bujar Leskaj, kryesia e Vlorës dhe kryetari i degës Genci Deromenaj kanë dhënë dorëheqjen sot, pasi kanë kundërshtuar listën e Lulzim Bashës për qarkun e Vlorës.
Ata aktualisht janë në mbledhje dhe kanë deklaruar dorëheqjen e tyre në bllok në rast se nuk ndryshohet lista. Ata kanë thënë se nëse nuk dëgjohet fjala e tyre nuk do të ndjekin fushatën, nuk do ta pranojnë listën dhe nuk do të marrin pjesë.
Burime për CNA.al bëjnë me dije se Leskaj ka deklaruar në mbledhje se jam unë i pari që do të jap dorëheqjen dhe nuk do të hyj në garë me këtë listë të sjellë nga Lulzim Basha. Leskaj gjithashtu sot gjatë gjithë ditës pas publikimit të listës e ka mbajtur telefonin mbyllur, ka shkuar në mbledhjen e kryesisë.

Gjithashtu ai është mbështetur fort nga kryetari i degës Deromemaj dhe anëtarët e kryesisë së degës lokale për tu dorëhequr në bllok.

Në grup të gjithë së bashku kanë kërkuar që Basha të ndryshojë listën që ky i fundit ka dërguar në KQZ për Vlorën, pasi lista e bërë publike mbrëmë ështe jopërfaqësuese dhe një listë humbëse e pakonsultuar me degën dhe me faktorët politikë në listë nuk përfaqësojnë demokratët e Vlorës./ CNA.al

https://youtu.be/2fYhpcrlQpo

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore
Lexoni më shumë
Bashkia Finiq 1,3 milionë euro për rikonstruksionin e rrugëve në fshatrat e 5 njësitë administrative
Lexoni më shumë
Rama nxjerr karriget, protestuesit i japin menjëherë përgjigjen: “Jep dorëheqjen”
Lexoni më shumë
Rama nxjerr karrige përpara Kryeministrisë: “Hajde uluni të bëjmë dialog”
Lexoni më shumë
1 mijë pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të dorëhiqet, policia të ndalë dhunën
Lexoni më shumë
Policia dhunon protestuesit në oborrin e Katedrales, Kisha reagon: Respektoni vendet e shenjta
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.