Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Kryetarit të Gjykatës së Apelit Gjirokastër


Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, Dritan Banushi.

Brenda afatit ligjor, KP ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke vlerësuar se Dritan Banushi nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.

“Komisioneri Publik, nëpërmjet këtij ankimi, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 229, datë 28.1.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të vendosë shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Dritan Banushi”, thuhet në njoftim e Komisionerit Publik.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 28 janar shpalli vendimin për konfirmimin në detyrë të Kryetarit të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, Dritan Banushi.
Në seancën dëgjimore të zhvilluar më herët, Dritan Banushi u vlerësua pozitivisht për kriterin e pastërtisë së figurës dhe profesionalizmin.
Trupa gjykuese që kreu rivlerësimin e Banushit përbëhej nga Brunilda Bekteshi kryesuese, Suela Zhegu relatore dhe Valbona Sanxhaktari anëtare.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Finiq, i vjedhin të moshuarës 6,800 euro që i kishte kursyer për një operacion – VIDEO
Lexoni më shumë
Laert Vasili dhe Drilon Hoxha rikthehen në  Sarandë dhe e gjejnë sërish pa kinoteatër
Lexoni më shumë
Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.