Komisariatet e Policisë Sarandë dhe Delvinë me drejtues të rinj – EMRAT

Komisariatet e Policisë Sarandë dhe Delvinë me drejtues të rinj – EMRAT

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka emëruar shefat e rinj të komisariateve në disa drejtori vendore. Ky vendim vjen pas përfundimit të një procesi të mirëorganizuar, që përfshiu fazat e konkurrimit për pozicionet drejtuese dhe shqyrtimin e ankesave nga Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave.

 

Në krye të Komisariatit të Policisë Sarandë është emëruar Komisar Gëzim Bashllari. Komisar Gëzim Bashllari ka shërbyer si oficer policie pranë Drejtorisë Hetimore dhe ka marrë pjesë në aktivitete akademike,  ku ka diskutuar mbi politikat kundër krimit të organizuar.

 

Ndërkohë, në krye të Komisariatit të Policisë Delvinë është emëruar Komisar Agim Troci.

 

Këto ndryshime synojnë angazhimin e Policisë së Shtetit për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe për të forcuar strukturat vendore të rendit. Përballë një rajoni me rëndësi të veçantë strategjike si Saranda dhe Delvina, emërimet e reja shihen si një hap pozitiv drejt forcimit të sigurisë dhe ruajtjes së qetësisë publike në këto zona.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Tumat në Bajkaj: Çfarë zbuluan arkeologët në kodrat që banorët i quanin “kokojka”?
Banorët e Ksamilit denoncojnë rrugën e dëmtuar: “Prej korrikut është lënë pa u rregulluar”
Artizanët e Butrintit, duart që e kthejnë historinë në kujtime për vizitorët – VIDEO
Reagon për herë të parë Eli Fara: Më kanë cënuar privatësisë, përballem me gjykime e fyerje
Meteorologët zbulojnë si do të jetë moti deri në fund të vitit dhe efektet e El Nino në Europë
Rruga “Lefter Talo” në Sarandë përfundoi, por pemët mungojnë dhe gropat kanë mbetur të hapura

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.