Kolaudimi i automjeteve pritet të rifillojë në prill me afate të reja


Në prill pritet të rinis Kolaudimi i automjeteve, pas ndryshimeve që po pëson Kodi Rrugor. Burime nga DPSHTRR thonë se brenda muajit prill rifillon procesi, pas një pezullimi nga muaji janar, për shkak të amortizimit të pikave të kontrollit teknik gjatë kohës që administroheshin nga koncesionari.

Tashmë kolaudimi është nën përgjegjësinë e DPSHTRR dhe ka ndryshime, ku kontrolli teknik nuk do të kryhet çdo vit, por me afate të tjera. Ndryshimet e propozuara nga qeveria parashikojnë që kontrollit teknik (kolaudimi) i makinave nuk do të bëhet më çdo vit, por një herë në dy vjet. Pra, kushdo që ka një makinë personale, kolaudimin do të bëjë një herë në dy vjet.

Makinat e reja nuk do të kryejnë kontroll teknik tre vitet e para nga data e regjistrimit. Përjashtim përbëjnë taksitë, autoambulancat, furgonët, autobusët dhe të gjitha llojet e kamionëve, pra mjetet e transportit të mallrave, të cilat do të kryejnë kontrollin teknik një herë në vit. /shqiptarja.com

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë
Transportonin 4 kinezë nga kufiri, arrestohet i riu nga Konispoli, kosovari ia mbath
Lexoni më shumë
540 mijë euro për përmirësimin e disa rrugëve periferike në Sarandë
Lexoni më shumë
Telefonata dhe internet në vendet e BE si në Shqipëri, çfarë parashikon marrëveshja e roaming
Lexoni më shumë
Kadastra ndryshon procedurën për shërbimet e shpejta – Si të aplikoni dhe sa duhet të paguani
Lexoni më shumë