Kokaine nga Hollanda, arrestohen 3 shqiptarë në Athinë

26/12/1514:31

Shperndaje:

Kokaine nga Hollanda, arrestohen 3 shqiptarë në Athinë

Katër anëtarë të një organizate kriminale, mes tyre 3 shqiptarë dhe një shtetas grek u arrestuan dhe u sekuestrua një sasi prej gati 9 kg kokainë, vlera e së cilës në treg do të ishte 400 mijë euro. Sipas policisë organizata merrej me transportin e ngarkesave të mëdha të lëndëve narkotike nga Europa Perëndimore, kryesisht Hollanda drejt Greqisë.

Operacioni i policisë u ndërmor më 23 dhjetor në portin e Patras. Droga, 8 kg e 975 gr kokainë është gjetur në kabinën e një kamioni të drejtuar nga një shqiptar 45 vjeçar. Mësohet se shqiptari kishte siguruar kokainën pak ditë para arrestimit në një zonë pranë kufirit Belgjikë- Hollandë me ndihmën e një shqiptari tjetër 24 vjeçar, i cili ndodhej atje për të koordinuar transportimin e kokainës. Tre arrestimet e tjera janë kryer në disa zona të Athinës.

Të arrestuarit janë të moshës 24, 28 dhe 39 vjeç. Policia greke thotë së në cilësinë e provës material veç kokainës u sekuestruan dhe 2 pistoleta,95 fishekë,30.000 euro kash, një kamion frigoriferik, 3 autovetura,11 celularë dhe 1 tablet.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Taverna Rrapo në Sarandë kërkon Zgarist dhe Sanitare
Plagosën rëndë një 26-vjeçar dhe prindërit e tij në Sarandë, vihen në pranga 2 vëllezërit
Automjeti merr flakë pas goditjes nga kamioni, humbin jetën 3 shqiptarë – VIDEO
Restorant “Sirocco” në Sarandë kërkon Banakier/e
Bujar Leskaj: Rama dështoi në mënyrë skandaloze me emergjencën e zjarreve
Hotel Saranda kërkon Sanitare (me kohë të plotë ose part-time)

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.