“Kocolja” dhe Sulovari dyshohet se janë ekzekutuar dhe groposur në Vrinë. Nisin kërkimet. Detaje të reja

46-vjeçarët Leonard Thodhori i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, dyshohet te jenë ekzekutuar dhe groposur në fshatin Vrinë të Bashkisë Konispol.

Lajmi bëhet i ditur nga burime policore. Prej orëve të mëngjesit, rreth 50 familjarë te Fatmir Sulovarit janë nisur drejt kësaj zone për ta krehur fizikisht dhe me mjete logjistike me qëllim gjetjen e trupave.

Burimet policore tregohen shumë të rezervuara në dhënien e informacioneve, megjithatë është mësuar se personat e shoqëruar prej 48 orësh janë me precedentë penalë.

Ende nuk ka informacion nëse ndaj tyre ka ndonjë masë arresti, por motivi kryesor i ngjarjes mendohet të jetë shit-blerja e një toke, edhe pse personat e dyshuar kanë precedentë për çështje të mëdha narkotikësh.

Autorët e dyshuar janë kujdesur të fshehin provat mirë, pasi një prej 8 automjeteve të sekuestruara për verifikim, rezulton që ka pasur disqet e gomave të lyera për kamuflim.

Mungesa e provave konkrete, por kryesisht e trupave, mendohet se është arsyeja pse policia nuk po e konkludon operacionin me arreste. Megjithatë para Komisariatit të Sarandës është vënë re në orët e para të mëngjesit një numër i konsiderueshëm efektivësh e automjetesh, ndoshta për të rinisur operacionin, që prej disa ditësh po zhvillohet në bashkëpunim me Forcat Operacionale të Vlorës.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Klubi i motoristëve SteelWings Albania krijon degën në Sarandë
Lexoni më shumë
Plagoset me armë zjarri në Athinë 38-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Delvina luajnë nesër në transfertë, dy sfida me objektiva të ndryshëm
Lexoni më shumë
Qeveria ndryshon hartat e zonave arkeologjike “A” dhe “B” në qytetin e Sarandës
Lexoni më shumë
U mbanin pasaportat për të shlyer borxhet me punë, zbulohet rrjeti i kalimit të emigrantëve
Lexoni më shumë
Inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.