Kjo është toka 10.230 m². Të përfshirë 10 persona, zyrtarë dhe biznesmenë

02/06/2217:53

Shperndaje:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, në kuader të procedimit penal Nr. 605 të vitit 2020, pas zbatimit të urdhërave të ndalimit, ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqesor Sarandë caktimin e masës së sekuestros preventive në lidhje me pasuritë objekt hetimi, prej 10.230 m² të cilat dyshohet se jane regjistruar në Agjensinë Shtetërore të Kadastrës Sarandë mbi bazën e dokumentave të falsifikuara.

Zona ndodhet në rrugën Turizëm – Kanali i Çukës, përbri lulishtes përpara Hotel Oasi.

Deri tani janë arrestuar Pandi Zhonga, drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës, juristja e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Rovena Alikaj, noteri Aleko Anagnosti, dhe 3 biznesmenët Fredi Merkuri, Valter Llomi dhe Argonida Canaj, ndërsa në kërkim është shpallur ish drejtori i ASHK Sarandë Ardian Kola dhe 2 biznesmenët Behar dhe Bedri Muçobega.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rinia në Shalës krijon Shoqatë, në fokus e sotmja dhe e ardhmja e fshatit
Banorët denoncojnë: Jemi braktisur totalisht nga Bashkia Finiq – VIDEO
Day Lux Hotel në Sarandë kërkon Punonjës për sezonin turistik
Delvina “shpërthen” në pjesën e dytë, mposht Maliqin 4–0
Sali Berisha: Më 10 shkurt do marrim fatin e Shqipërisë në dorë – VIDEO
Dy kandidatët në garë për drejtimin e PD Sarandë, zgjedhjet më 22 Shkurt

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.