Kërkohej në Turqi, hyn në Portin e Sarandës me pasaportë false, gjykata i kërkon 10 mln lekë garanci turkut për të qenë i lirë

26/08/2111:04

Shperndaje:

Gjykata e Sarandës ka lënë të lirë një shtetas turk kundrejt garancisë 10 milionë lekë të vjetra, por edhe me detyrimin paraqitje.

Mësohet se shtetasi me inicialet M.K., 38-vjeç, duhet të paraqitet në Prokurorinë e Sarandës çdo javë, ditën e hënë ora 13:00. 38-vjeçari më 20 gusht rreth orës 08:40 zbriti në Sarandë me tragetin e linjës që vinte nga Korfuzi. 38-vjecari me banim në Stamboll dorëzoi në sportel një pasaportë që rezultoi Alert.

Ai u justifikua se e kishte deklaruar pasaportën të humbur, por e kishte gjetur serish. Megjithatë policia vazhdoi hetimin dhe rezultoi se pasaporta ishte shpallur në kërkim nga Interpol Ankara.

Sipas Interpolit, ajo nuk ishte lëshuar për 38-vjeçarin, por për një shtetas tjetër, i cili e kishte deklaruar të humbur. Madje 38-vjeçari rezulton person në kërkim kombëtar në Turqi dhe në informacionin e përcjellë nga Interpol ishte dhe krahasimi i fotove, i turkut që posedonte aktualisht pasaportën dhe i atij që realisht e kishte humbur atë.

Policia e Sarandës arrestoi të dyshuarit për “falsifikim i leternjoftimeve, pasaportave dhe vizave”. 4 ditë me vonë, Gjykata e Sarandës vendosi masën e sigurisë “garanci pasurore 1 milion lekë” dhe “detyrim për t’u paraqitur ne policinë gjyqësore, çdo javë, ditën e hënë ora 13:00”.

Gjykata i la afat deri në 29 gusht turkut për të paguar garancinë dhe deri në pagesë duhet të qëndrojë në masën “Arrest me burg”.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pamja që flet më shumë se fjalët: një aksident në Sarandë që përfundon me përqafime
Jungle Lounge në Sarandë kërkon të punësojë Kamariere
U aksidentua sot nga autobusi, ndërron jetë 65-vjeçari Agim Vocka
Festa e “RIZA” bashkon qindra banorë në Theologo, tradita dhe trashëgimia kulturore në qendër të vëmendjes
Disa qytetarë në Sarandë guxojnë të protestojnë për mungesën e ujit – VIDEO
Ndryshimet në Kodin Rrugor: Shoferët që kapen me alkool mbi 0.5 gr/l në gjak, u hiqet patenta përgjithmonë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.