Kapet në Lezhë dhe i dorëzohet policisë së Sarandës i kërkuari për pengmarrje dhe plagosje

03/12/2310:49

Shperndaje:

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi akuzohet për pengmarrje dhe plagosje me mjete të rënda ndaj një personi, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë.

40-vjeçari i identifikuar si Alfred Ndoj, dyshohet se më datë 19.01.2023, në bashkëpunim me 4 persona të tjerë, të cilët janë arrestuar nga policia e Sarandës, për motive të dobëta kanë mbajtur me forcë në automjet shtetasin me inicialet G. O., e kanë plagosur rëndë me sende të forta dhe më pas e kanë lënë pa ndjenja në rrugë.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e shtetasit të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Pengmarrja”, të zhvilluar nga Policia e Vlorës, më datë 19.01.2023, si dhe i shkëmbimit të tyre me shërbimet e Policisë së Lezhës, u bë i mundur, në kuadër të operacionit policor kombëtar “Sundimi i ligjit”, ndalimi i shtetasit Alfred Ndoj, 40 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë i ka caktuar 40-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, të kryera në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qytetari denoncon vjedhjen e dy motorëve te rruga në rikonstruksion në Sarandë
Jepet me qira ambient për staf sezonal në Ksamil
Nis sezoni i kroçerave në Sarandë: “Sapphire Princess” sjell rreth 2600 turistë
18-vjeçari kapet në Sajadhë me rreth 60 kilogramë kanabis në një makinë me qira
Njoftim punësimi nga Art & Tourism Development Group
Markata DON PESHK kërkon Ndihmës Kuzhinier/e, Kamarier/e dhe Ndihmës Kamarier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.