Kapen në Greqi 320 kg kokainë me destinacion Shqipërinë, në pranga 2 shqiptarë dhe 2 grekë

23/05/2410:35

Shperndaje:

Policia greke ka goditur një rrjet droge në Portin e Pireut, duke lokalizuar një konteiner me karkaleca deti në të cilin ishte fshehur 320 kg kokainë. Brenda kontejnerit që kishte ardhur nga Amerika Latine, konkretishte e nisur nga Kolumbia, ishin karkalecat e ngrira dhe droga. Mbi kokainë ishte e stampuar një kafkë, me flokë dhe mjekër. Autoritetet greke ishin njoftuar prej shërbimeve amerikane për sasinë kokainës në kontejner.

Destinacioni përfundimtar i kontejnerit ishte Shqipëria nga ku do të bëhej shpërndarja, në Evropën Qendrore dhe Veriore. Deri më tani sipas mediave greke janë arrestuar 2 shqiptarë dhe 2 grekë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy shqqiptarët e arrestuar janë Jasona (Andrea, Azdren) Mërkuri, 54-vjeç, Marsel Stafaj, 36-vjeç.

Jasona Mërkuri, ‘koka e trafikut’ të drogës


Kreu i organizatës ishte shqiptari Jasona Mërkuri, i cili kujdesej për gjetjen e sasive të trafikuara të drogës, financimin e blerjes dhe transportit dhe organizimin e dërgesës nga Panamaja drejt vendeve evropiane. Ortaku i tij ishte Marsel Stafaj 36-vjeç po nga Shqipëria, i cili merrej me gjetjen dhe rekrutimin e partnerëve në Greqi për importimin dhe marrjen e drogës dhe trafikimin e mëtejshëm të saj.

Anëtarë të grupit ishin edhe dy grekë, njëri prej të cilëve ishte përgjegjës për komunikimin me anëtarët e tjerë të organizatës kriminale me qendër jashtë vendit, duke i përfaqësuar ata për koordinimin e furnizimit dhe financimit të blerjes së sasive të drogës që do të trafikohej, dhe së dyti për të siguruar mbulimin operacional dhe mbrojtjen e ‘kreut të bandës’ duke marrë masat e duhura kundërmbrojtje për të shmangur kapjen e tij.

Jasona (Andrea) Mërkuri ishte në arrati që prej 2017, pasi kërkohej nga policia greke, i akuzuar për prodhim pilulash Captagon, të destinuara për vendet e Lindjes së Mesme (tabletat quhen edhe “droga e xhihadistëve”). Ndërsa njëri Ioannis Biglakis 64 vjeç, ishte arrestuar edhe në vitin 2012 për transport armësh në Kosta Rika. Sipas informacioneve ai do të transportonte armët dhe në këmbim do të merrte kokainë.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.