Kapen me 580 fara kanabis, arrestohen 2 persona

Policia njofton se në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Seksionin e Hetimit të Krimeve kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, në bazë dhe të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. M., 33 vjeç dhe B. Y., 33 vjeç, të dy banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë.

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, do të kultivonin 580 fara kanabisi të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, në një parcel toke në fshatin Çorraj, Himarë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Auron Tare akuza për heqjen e 800 hektarëve nga Parku i Butrintit: U falsifikuan dokumentet për t’i hapur rrugë ndërtimeve
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Delvina luajnë në transfertë, dy sfida me objektiva të ndryshëm
Lexoni më shumë
Klubi i motoristëve SteelWings Albania krijon degën në Sarandë
Lexoni më shumë
Plagoset me armë zjarri në Athinë 38-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Qeveria ndryshon hartat e zonave arkeologjike “A” dhe “B” në qytetin e Sarandës
Lexoni më shumë
U mbanin pasaportat për të shlyer borxhet me punë, zbulohet rrjeti i kalimit të emigrantëve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.