Kapen me 5 kallëpe tritoli, 2 prej tyre të programuara për shpërthim në distancë, arrestohen

18/02/2414:02

Shperndaje:

Policia njofton se në vijim të punës intensive të Policisë, për të garantuar sundimin e ligjit në të gjithë vendin, për të parandaluar ngjarjet kriminale, si dhe për të kapur dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që janë rrezik për rendin dhe sigurinë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, finalizuan operacionin e koduar “Knock Out 5”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

H. O., 61 vjeç dhe H. O., 56 vjeç (vëllezër), të dy banues në lagjen nr. 1, Sarandë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e këtyre 2 shtetasve, gjetën dhe sekuestruan 5 kapllëpe tritoli (2 prej tyre të programuara për shpërthim në distancë), 7 kapsolla detonatore dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.

Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi K. Ç., 26 vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në përgatitjen e lëndës eksplozive.

Gjithashtu, u referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Ç., 58 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi municioni luftarak, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore, në drejtimin e Prokurorisë, për të dokumentuar veprimtaritë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rama nga New York: Armiqtë nuk na sulmojnë me raketa, por nëpërmjet rrjeteve sociale
Një tjetër aksident pranë Urës së Gajdarit, përplasen dy automjete
Publikohen pamje nga atentati në Sarandë, autori përdori dy pistoleta
Aksident në hyrje të Sarandës, përplasen dy automjete në segmentin Ura e Gajdarit–Metoq
Dyqani NEPTUN Sarandë kërkon Shitës/e dhe punonjës magazine
Ardit Bido njofton qytetarët në Sarandë dhe Ksamil: Do të vij për të dëgjuar përsëri hallet tuaja

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.