Kapen duke mbushur detin me inerte, arrestohen 2 persona në Sarandë

30/04/218:34

Shperndaje:


.
Policia njofton se ka vënë në pranga 2 shtetas, të cilët sipas policisë në mënyrë të kundërligjshme kishin mbushur një pjesë ujore në bregun e detit në lagjen nr. 4 Sarandë, me qëllim ndërtimin e një moli.
Policia e Sarandës, në bashkëpunim me IKMT, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, bazuar edhe në denoncimet e bëra nga qytetarët se dy shtetas po mbushnin hapësirën ujore në afërsi në bregut të detit, duke hedhur inerte në mënyrë të kundërligjshme,kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 2 shtetasve 40 vjeç dhe 56 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Sarandë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi 40-vjecar kishte marrë një kamion që drejtohej nga shtetasi 56-vjecar dhe nëpërmjet tij po mbushte një hapësirë ujore në afërsi të bregut të detit, me qëllim ndërtimin e një moli.

Arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme, përfundon njoftimi i policisë.

VIDEO


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Auron Tare: Butrinti duhet mbrojtur me çdo kusht, historia nuk duhet të varroset nën beton
Royal Pizza në Sarandë kërkon Ndihmës Picier dhe Punonjëse pastrimi
Policia bllokon një varkë në Krorëz. I vendos edhe gjobë 5 milionë lekë – VIDEO
ADORA’S VIEW HOTEL kërkon Sanitare. Orari 06:30 – 14:30
Igoumenitsa Fashion Week 2026 rikthehet më e madhe se kurrë
Pegasus Beach Bar kërkon Kamarier restoranti. Ofrohet akomodim dhe ushqim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.