Kapen 100 persona në kafe, rrugë e makina, nuk u vetëizoluan

11/03/2023:05

Shperndaje:


Policia e Shtetit ka identifikuar në terren  nga kontrollet mbi 100 persona që ditët e fundit kanë hyrë në Shqipëri nga Italia dhe nuk janë vetëkarantinuar duke shkelur rregullat. Personat në fjalë janë gjetur në Tiranë, Durrës, Fier dhe në Shkodër në makina dhe kafene. Ata janë shoqëruar nga policia në shtëpi dhe janë këshilluar që të mos dalin, ndërsa duke filluar nga nesër do të rikontrollohen nëse janë të vetëizoluar apo jo. Mes atyre që kanë shkelur rregullat e vetëizolimit 14 ditor janë edhe gra e vajza.

Deri në këto momente, nga ora 17:00 dhe deri tani janë identifikuar mjaft persona që kanë ardhur nga Italia në periudhën 2-javore. Në Durrës, në Tiranë, në Fier, në Shkodër janë identifikuar persona nga këto kontrolle. Dhe është një numër që i kalon 100 persona. Durrësi, Tirana, Fieri, Shkodra dhe po t’i mbledhësh të gjitha janë 100 persona që kanë hyrë 2 javët e fundit nga Italia” tha drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Albert Dervishaj.

“Në kuadër të masave parandaluese për koronavirusin, të gjithë ata që hyjnë në Shqipëri dhe vijnë nga zonat e kuqe nga shteti fqinj Itali, zona në izolim, duhet të vetëkarantinohen për 14 ditë në shtëpitë e tyre, dhe do të jenë nën mbikëqyrjen e mjekëve. Nëse një person nuk e zbaton këtë urdhër, do të merren masa administrative siç parashikohen në nenin 35 të ligjit numër. 15/2016 për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive. Gjoba arrin deri në 5 qind mijë lekë të rinj’ ky ishte vendimi i marrë në datë 9 mars, por duket se nuk i ka trembur.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Reagojnë banorët e Nivicës: Bashkia Sarandë ka shkelur ligjin dhe dinjitetin qytetar
Reagon Kledian Llaho pas shkarkimit: Më hoqën se nuk duruan vlerat e mia, por nuk mund të më heqin dinjitetin
Mundësi të reja punësimi në Parkun Kombëtar të Butrintit
KPA vendos shkarkimin e prokurorit Kledian Llaho, Dumani: Cenohet besimi i publikut te drejtësia
Hotel Panorama 2 në Ksamil kërkon Recepsionist (turni i dytë) dhe Sanitare
Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap drejt ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.