Kanabizuan pyllin në Qafën e Soronesë, Policia arreston 2 persona

09/08/219:45

Shperndaje:

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, si rezultat i kontrollit të territorit, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Xarrë, Konispol.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi S. M., 24 vjeç si dhe u ndalua shtetasi A. A., 60 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa në një sipërfaqe të pyllëzuar në vendin e quajtur “Qafa e Sorones”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Vajza nga Saranda Persida Shkrepa emërohet në krye të Institutit të Ndërtimit
Ibrahimaj: Në Shqipëri nuk ka punonjës të kualifikuar, do sjellim nga vende të treta
Tatimet kontrolle në kompani ndërtimi dhe agjenci imobiliare në Sarandë
Butrinti fiton ndaj Bylis B dhe ngjitet në vendin e dytë të renditjes
Stillo Papadhima, sot 101 vjeç – Dëshmia e një të mbijetuari në kampet naziste – VIDEO
Butrinti – Bylis B / LIVE në Saranda Web – përballje direkte për kreun e renditjes

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.