Kaçifas kishte vendosur për të vdekur atë ditë

31/10/1812:11

Shperndaje:


3 ditë pas vrasjes së ekstremistit grek në Bularat të Gjirokastrës, Konstantinos Kaçifa, një tjetër reagim vjen nga familja e tij. Për mediat greke ka folur kunati i Kaçifas, Vagjel Sakelaraqis, i cili ka thënë Kaçifas ishte i vendosur të vdiste.

“Ishte i vendosur që të vdiste në një ditë të shenjtë. Më herët kishte takuar një bari dhe i kishte kërkuar ujë. Ishte ngjitur në një lartësi më lart se ku vendi ku u vra por më pas zbriti përsëri. Kishte kohë dhe mundësi të largohej por zgjodhi të vritej. Duket si çmenduri, por ai nuk ishte i çmendur”-ka thënë kunati.

Kunati ka thënë se Kaçifa është qëlluar në këmbë dhe në momentin kur ka ngritur duart lart. Sipas tij, policët shqiptarë e kanë qëlluar nga një distancë prej 20 metrash.

“Pyetja ime që nga dje të cilën e zgjidha është se në momentin kur u ngjit aq lart dhe takoi bariun të cilit i kërkoi ujë dhe xhupin që u ngroh pak dhe kjo për rreth 1 orë, ai vendosi të kthehej pas…. dhe kuptova dje në darkë në morg, pse u kthye mbrapa, kishte vendosur të vdiste këtë orë, këtë ditë të shenjtë, e kuptoj që dëgjohet pak e cmendur, nuk ishte i çmendur…

VIDEO https://youtu.be/OqMqBFSK3h8  

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

19-vjeçarja shqiptare humb jetën në Greqi, e droguan dhe e lanë të vdiste në rrugë
Kërkohet një kujdestare gjatë ditës për një grua të moshuar në Sarandë
MARKET DAILY në Sarandë kërkon të punësojë staf shërbimi dhe manaxherial
Market ushqimor JULI kërkon Kasiere dhe Sistemuese. Ofrohet akomodim
Digjet një automjet në orët e para të mëngjesit, Policia në kërkim të autorëve
Sarandë/ Nuk ka më vende në Varrezat e Limionit, Bashkia: shkoni në Volloder

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.