Jorgo Goro premton përsëri asfaltim të rrugës në Fterrë

23/11/1814:59

Shperndaje:


 

Kur kanë mbetur vetëm pak muaj nga mbyllja e mandatit 4 vjecar i kryetar i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro i është rikthyer premtimit të bërë 4 vjet më parë.
Gjatë fushatës elektorale të 2015 Jorgo Goro ka lënë të shkruar në librin e kujtimeve të Profit Zanit se do të bëhet asfaltimi i rrugës për të mundësuar mbërritjen e vizitorëve edhe në këtë fshat.
Gjatë ditës së djeshme në faqen e bashkisë Himarë janë publikuar disa foto të një buldoze, e cila sistemon rrugën e dëmtuar nga shirat, por që nga bashkia Himarë trumbetohet si “Fterra duke u sistemuar rruga qe lidh kete fshat me rrugen nacionale. Dite pune ne Fterre, ku koleget tane po marrin te gjitha masat per te bere kete rruge te kalueshme“.
Madje thuhet se “Se shpejti rruga do te shtrohet me asfalt, per te patur nje tjeter rruge te perfunduar dhe me kushte sigurie rrugore, sinjalistike te pershtatshme, ashtu si projekti i Pilurit tashme i realizuar” 

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ionian Premium Villas kërkon Punonjëse për Pastrim
GRILL REPUBLIKA në Shëtitore kërkon Punonjëse pastrimi dhe Pjatalarëse
Hotel ONIX në Ksamil kërkon Punonjëse Pastrimi
Ishte në gjendje të dehur, djeg aksidentalisht banesën e tij
13 të arrestuar në doganën greke të Mavromatit (Qafë Botë)
Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.