Jetonte në lulishtet e qytetit, një jetë e vetmuar mbyllet tragjikisht në Sarandë

30/03/2612:06

Shperndaje:

Jetonte në lulishtet e qytetit, një jetë e vetmuar mbyllet tragjikisht në Sarandë 

Një ngjarje e trishtë është regjistruar në qytetin e Sarandës, ku një 52-vjeçar është gjetur pa shenja jete gjatë natës në një lulishte në lagjen nr. 3.

 

Viktima është identifikuar si Fatmir Taka, banor i Sarandës. Sipas burimeve policore, ai ishte një person që shpesh endet nëpër rrugët e qytetit dhe jetonte pa një familje të afërt, përveç disa të afërmve.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e tij, ndërsa sipas mjekut ligjor dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Trupi është transportuar drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Njoftimi i Policisë: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, pasi më datë 29.03.2026, në lagjen nr. 3, është gjetur pa shenja jete, shtetasi F. T., 52 vjeç, banues në këtë lagje. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

The Collector Hotel Boutique kërkon Sanitare, Kamarier/e dhe Banakier/e
Jetonte në lulishtet e qytetit, një jetë e vetmuar mbyllet tragjikisht në Sarandë
Il Vesuvio Pizza & Pasta në Sarandë kërkon staf
Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare fotografi Vladimir Bituni
Delvina shpallet pasuri kulturore, një hap i madh për historinë dhe turizmin – VIDEO
Rama kritika ndaj Ardit Bido: Nuk arrite pritshmëritë, ti duhet të mësosh nga Damiani

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.