Jeta  e trazuar e Vangjel Papakristos, një Romeo i gjallë dhe një Zhuljetë e humbur

26/09/2318:09

Shperndaje:

Jeta  e trazuar e Vangjel Papakristos, një Romeo i gjallë dhe një Zhuljetë e humbur – Nga libri “Njerëz si ata” i Panajot Boli.

Me një tundje dhëmbësh të të ‘madhit’ gazetari i mirënjohur i “Bashkimit”, Timoleo Mërtiri, u syrgjynos në fillim në Kërrabë, në Lushnjë dhe së fundi në Sarandë. Vajza e tij Tefta, kish mbaruar për gjuhë–letërsi. Këtu, u emërua në një fshat minoritar, Krane. Mësuesja  e letërsisë nga Tirana ra në dashuri me një djalë simpatik, mësues të biologjisë. Ishte Vangjel Papakristo nga Ymerafendi. Ishte një dashuri  më e fortë se ajo e Romeos me Zhuljetën.  Atë e përshkroi kaq bukur në romanin  e tij autobiografik do ta quaja, ‘ Engjëll në tokën e demonëve’ Këtu filloi drama e madhe e kësaj figure të shquar të Minoritetit, Vangjel Papakristo. Ishte një mësues shembullor ku së bashku me rrethin e natyralistëve të shkollës, krijoi laboratorin e biologjisë, një nga të parat në rrethin e Sarandës. Kësaj dashurie iu vunë djaj dhe demonë për ta prishur. Mësuesja nga Tirana ishte me biografi të mirë, kurse Vangjeli me biografi jo të mirë, djali i ish-kulakut. Babai i tij, mësues, pasi e shpallën kulak, u gjet në mënyrë misterioze i mbytur në lumin e Bistricës. Goditja e parë që  i ra atij në mënyrë të tmerrshme. Por e përballoi me shumë gjakftohtësi dhe një kalvar vuajtjesh do të  kishte para. 

Tani ishte në betejën më të rrezikshme për ta ndarë nga e dashura duke ngritur barjerën e paragjykimeve, të etnisë, të biografisë e tjera. Ishte mësuesja që  akoma edhe sot mbahet mend nga nxënësit e saj dhe banorët e fshatrave Kranë dhe Ymerafend, për fisnikërinë, kulturën, thjeshtësinë dhe  talentin si mësuese. Mësuesja nga Tirana u ngrit mbi paragjykimet, mbrojti dashurinë e saj  si fisnike  dhe luftëtare e vërtetë. Mësuesja e letësisë u vendos  në fshatin e Vangjelit dhe atje ndërtuan folenë e tyre të lumturisë. Mësuesja e letërsië mësoi gjuhën, ngarkoi edhe bucelën me ujë në çezmën e fshatit, u bë mike me të rejat e fshatit dhe u mësoi shumë gjëra  Me Vangjelin ishin  çifti më i lumtur dhe të gjithë ia kishin zili. Demonët  dhe djajt u mundën përpara kësaj dashurie të madhe  e ketyre të rinjve. Po djajtë ngelën djaj.  Kur lufta e klasave u ashpërsua, ata gërmuan në biografinë e Vangjelit, megjithse ishte edhe një gazetar i mirë dhe i dekoruar, i gjetën atë cen dhe e çuan në prodhim, në fermën e Kranesë.

Vangjeli nuk e vuri poshtë. Mbështetja e fuqishme e tij ishte Tefta. Ata rritnin frytet e para të dashurisë, fëmijët e tyre. Provokimi dhe fyerja me e madhe për Vangjelin ishte kur Sekretari i Propagandës e thirri në zyrë  dhe e pyeti a do që të kthehet në punë si arsimtar. Vangjeli u pergjigj se po Atëhere të shkosh të pshurësh mbi varrin e babait dhe ne do të emërojnë menjëherë. S’kishte fyerje me të madhe për Vangjelin. Por goditja me e madhe erdhi kur të  shoqen e zuri një semundje e pashërueshme. I qëndroi mbi kokë deri në rrahjet e fundit dhe ajo la frymën në krahët e Vangjelit, në atë dashuri dhe lumturi të madhe që kishin kaluar së bashku. Atëhere Vangjeli, përballë kësaj humbje kaq tragjike për dashurinë  e tij, vendosi të tregohej burrë, siç ia la amanet Tefta.

U betua se  do t’ia plotësonte amanetin. U fut penës, u rifut punës së arsimtarit, përgatiti librat e parë… U fut të punojë si gazetar  dhe shkroi në të gjitha mediat e Minoritetit dhe ato shqiptare. Gjithmonë fisnik dhe një intelektual dhe shkrimtar  i talentuar. Mori inisiativë dhe shkoi mësues vullnetar në Kukës. Kur ndryshoi sistemi, Vangjeli ishte një nga themeluesit  e OMONIES. Kishte poste të rëndësishme në këtë organizatë dhe punoi me përkushtim Ishte nga të pestët të OMONIES që u burgos nga Berisha në ’96-ën. U tregua me të vertetë dinjitoz  dhe i hodhi poshtë të gjitha akuzat. Pastaj Vangjeli iu kushtua  gazetarisë si një nga gazetarët cilësorë dhe sasiorë të Minoritetit Etnik Grek. Shkroi vëllime me tregime, romane. Enciklopedia për fshatrat e Bashkisë Finiq, është një punë mjaft voluminoze  dhe  tepër  e vlefshme për këtë komunitet, Tani është duke mbaruar një libër për foklorin, traditat, fjalët e urta , anekdotat nga komuniteti i Minoritetit. Është një libër voluminoz që pritet me shumë interes  për lexuesin minoritar, por edhe për studiuesit. Ka redaktuar me dhjetra libra të autorëve minoritarë.. I është dhënë titulli ‘Qytetar nderi’ i komunës së Mesopotamit. I palodhur, fisnik, i respektuar figurë  e shquar e Minoritetit Etnik Grek.

Ky është Vangjeli që dashuroi mësuesja e letërsisë nga kryeqyteti.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Butrinti Fiton në Cërrik dhe ngjitet në vendin e dytë, Delvina barazon në Këlcyrë
Saranda Lift kërkon punonjës për montim dhe shërbime ashensorësh
Aksident tragjik në Bypass-in e Fierit, humb jetën 30-vjeçari nga Saranda
Bar Caffe në Sarandë kërkon të punësojë Kamarier/e dhe Sanitare
TURBINA – BUTRINTI / LIVE NË SARANDA WEB
Policia Bashkiake: Shanset për kioska në Ksamil? Janë ZERO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.