Janicati, fshati i harruar dhe mashtruar nga Leonidha Hristo

23/11/1814:23

Shperndaje:


Janicati, fshati i harruar dhe mashtruar nga Leonidha Hristo

Edhe në fshatin Janicati, në Bashkinë Finiq, fshat të cilin kryetari Leonidha Hristo nuk e ka shkelur asnjëherë deri sot, banorët përballen me 3 probleme jetike:
Mungesë të ujit të pijshëm, shërbimit mjeksor dhe rruga.
Uji për banorët e fshatit Janicati sigurohet nga një pellg që i ngjan gjurmës së gomarit… Pasi kroi është prishur dhe nga bashkia nuk ka patur asnjë ndërhyrje për rregullimin e tij.
Ambulanca e fshatit ka pa hapur dyert që prej ditës kur të 14 banorët e fshatit votuan për Leonidha Hriston. Aktualisht ajo shërben si depo për kosheret e bletëve.
Rruga i ngjan një shtegu dhishë. Rruga kalohet vetëm me foristrada. Banorët shprehen se shumë herë kanë mbetur edhe pa bukë për shkak se automjetet nuk mund të kalojnë.
Për këto probleme banorët shprehen se i kanë kërkuar ndërhyrje kryetarit të bashkisë Leonidha Hristo disa herë… Por si përgjigje kanë marrë vetëm mashtrimet.  


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Arben Ahmetaj: Po përgatitet të rrëmbehet dhe grabitet Delvina
Aksident i rëndë me 6 të lënduar, makina përplaset me furgonin e pasagjerëve
Plagoset me armë 55-vjeçari nga Delvina, policia heton edhe një ngjarje të një muaji më parë
Gas Group në Berdenesh kërkon të punësojë Banakier/e dhe Pastrues
Operacioni “Vjeshta” në Sarandë, 20 të ndaluar për drogë dhe armë – VIDEO
U zhvillua në Sarandë Maratona e Notit “Idriz Muço” – VIDEO e aktivitetit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.