Jani Dhima, ish-mësuesi i tretë që humb jetën në Sarandë brenda 24 orëve

Jani Dhima 76 vjeç, është gjetur pa jetë në banesën e tij mbrëmjen e sotme, rreth orës 17:00, në fshatin Çukë.

Informacione nga Policia theksojnë se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, paraprakisht dyshohet vdekje natyrale.

Jani Dhima bëhet mësuesi i tretë brenda 24 orëve që humb jetën në Sarandë, pas humbjes së jetës së mësuesve Skënder Bami dhe Serjan Balili.

Jani Dhima ka punuar si mësues në fshatin Çukë dhe aktualisht jetonte i vetem, pasi të 5 fëmijët e tij janë emigrantë në Greqi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shi, erë e fortë dhe dallgëzim në Sarandë – Moti përkeqësohet nga e premtja
Lexoni më shumë
Natasha në Sarandë përfundon në spital pas ndërhyrjes së OSHEE dhe Policisë, reagon edhe Ina Zhupa
Lexoni më shumë
Momenti kur Policia e Sarandës “neutralizon” Natashën – VIDEO
Lexoni më shumë
Së shpejti nisin punimet në rrugët Onhezmi dhe Vangjel Pandi në Sarandë
Lexoni më shumë
10 familje në Gjashtë prej 8 ditësh pa ujë, banorët denoncojnë ndërprerjen e furnizimit pa paralajmërim
Lexoni më shumë
Një vit i mbarë për Konispolin, rritet prodhimi i mandarinave dhe zgjerohen eksportet drejt Europës
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.