Italiani në gjykatë: Nuk ka lidhje e dashura ime, drogën ma futën


Shtetasi italian, Vito Baruceli, 36 vjeç ka dalë sot para Krimeve të Rënda për masën e sigurisë.
Krimet e Rënda kanë dhënë masën e “Arrestit me burg” për italianin dhe shoqëruesen e tij, Dominga Silvestri.
Para Gjykatës italiani ka dhënë dëshminë tij duke thënë që nuk kishte lidhje me drogën dhe se e dashura e tij nuk kishte asnjë lidhje me këtë histori.
Nuk ka lidhje e dashura ime, unë nuk e dija që ruloja kishte drogë. Kam ardhur në Shqipëri për pushime. Do të flas në një moment të dytë, eshte shprehur ai.
Italiani kishte ardhur në Shqipëri nga Rinasi 3 ditë para se të arrestohej në Sarandë.
36 vjeçari u arrestua me 27 qershor nga forcat policore pasi drejtonte një automjet “Rulot” me 383 kg kanabis, si dhe 96 kg në formë çokollate.
Droga ishte e fshehur në tavanin e “Rulotit”, por ende nuk dihet se ku është ngarkuar makina me drogë. Shqiptarja.com

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë
Bonusi mujor i pensioneve pritet të dyfishohet në 2027, sa përfiton secila kategori
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.