Italia do të marrë ujë nga “Syri i Kaltër” për të vaditur tokat bujqësore në Pulia

Edi Rama i ka dhënë dritën jeshile Italisë për të shtrirë tubacionet nëpërmjet detit, për të marrë ujë nga “Syri i Kaltër” në Delvinë, e për ta dërguar në Pulia. Bisedimet kanë përfunduar dhe tashmë pritet vetëm që të nisë faza e punimeve, ndonëse për shumicën prej shqiptarëve ky informacion bëhet i ditur për herë të parë.

Sipas Corriere.it, qeveria italiane do të harxhojë 1 miliard euro për të ujitur tokat bujqësore të Pulias, me ujin nga burimi i “Syrit të Kaltër”. Nuk dihet mbi ç’bazë ligjore, konsultim publik apo vendim, qeveria shqiptare a lejuar të kryehn ndërhyrje në një burim i shpallur si monument natyror.

Qeveria shqiptare i ka dhënë dritën jeshile ujësjellësit që do të lidhë Gjirokastrën (Girokaster), në Shqipëri, me Galugnano, në Salento. “Qeveria shqiptare na ka autorizuar të fillojmë planifikimin e ujësjellësit që do të lidhë Shqipërinë me Italinë . Shqipëria hedh një sasi të madhe uji të mirë në det dhe padyshim ka interes të paguhet për ujin. Ne kemi interes ta marrim sepse për ne uji do të thotë t’i japim një model të ri bujqësisë, të bëjmë turizmin të rritet dhe t’u japim një të ardhme të gjithë pulianëve”, deklaroi presidenti i rajonit të Pulias, Michele Emiliano, gjatë një konference për shtyp në Bari për investimet në sistemin e ujit, shkruan media italiane.

Italia do të shpenzojë 4 vite punë për të ndërtuar këtë kalim të ujit. Qëllimi sipas Corriere.it është që çdo vit të transportohen 150 milionë metër kub ujë në Pulia dhe për rajonin do të jetë një infrastrukturë strategjike, duke pasur parasysh thatësirën që e ka karakterizuar vitet e fundit.

“Qeveria shqiptare na ka autorizuar të fillojmë planifikimin e ujësjellësit që do të lidhë Shqipërinë me Italinë . Shqipëria hedh një sasi të madhe uji të mirë në det dhe padyshim ka interes të paguhet për ujin. Ne kemi interes ta marrim sepse për ne uji do të thotë t’i japim një model të ri bujqësisë, të bëjmë turizmin të rritet dhe t’u japim një të ardhme të gjithë pulianëve”, deklaroi presidenti i rajonit të Pulias, Michele Emiliano.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Djegia e fushave pas korrjes së misrit, tymi mbulon zonën dhe përhapet deri në Sarandë
Lajm i trishtë në Sarandë/ Nuk u mbijetoi plagëve, ndahet nga jeta Andon Kapetani
Sezoni i ullirit 2026, pritshmëri për më shumë prodhim dhe çmime më të ulëta të vajit
9-vjeçarja Sania përfaqëson Sarandën në “Miss Junior Albania” dhe kërkon mbështetjen tuaj
“E denoncova, por u la i lirë” – biznesmeni në Ksamil: Më shkaktoi 600 euro dëm në hotel
Protestë në gjimnazin “Lefter Talo” në Livadhja, 30 nxënës kërkojnë rikthimin e transportit

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.