Ish-missi me origjinë nga Saranda kujton ngjarjen e rëndë, i ra betoni nga kati i 5-të i pallatit dhe shpëtoi mrekullisht

13/07/2217:28

Shperndaje:

Ish-missi me origjinë nga Saranda kujton ngjarje e rëndë në fëmijëri, i ra betoni nga kati i 5-të i pallatit dhe shpëtoi mrekullisht

Gjatë intervistës që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa, ish miss Alma Ajazi Bossuet ( vajza e notares se njohur Gjylso Ajazi dhe volejbollistes nga Saranda qe e njohim si Tuti) rrëfeu mes të tjerash dhe një ngjarje të rëndë që ka lënë gjurmë në jetën e saj. Kur ishte vetëm 6 vjeç, një pllakë betoni nga kati i pestë i një pallati bie mbi këmbën e saj.

Teksa kujtoi këtë ngjarje të rëndë, Alma rrëfeu se kjo kishte bërë që të besonte në mrekulli. “Më shpëtoi zoti. Unë besoj në mrekulli. Përballë pallatit tim po ndërtohej një tjetër me 5 kate dhe ishte vinçi që mbante betonin. Po luaja poshtë, betoni u shkëput dhe më kapi këmbën me gjithë shoqen time.


Në fakt, kjo histori më ka dhënë një mësim që në radhë të parë nuk ishte koha ime të largohesha në këtë botë dhe e dyta qe se të gjithë kemi një mision në këtë jetë. Duhet ta zbulojmë dhe i imi, është mirësia. Të bëj mirë me aq sa kam mundësi. Të mos i gjykoj dhe t’i dua njerëzit.”, tha ajo.

Më tej, ajo shprehu mirënjohjen për mamanë e saj,e cila asokohe, u gjend e vetme nëpër spitale, pasi të atin e kishte në Amerikë. Sakaq, Alma foli gjithashtu për dashurinë e saj për qytetin e Sarandës dhe për angazhimin e së bijës në botën e artit. Ajo tregoi se është angazhuar në disa projekte reklamash si dhe në balet.
“Ka qenë bashkëshorti që e regjistroi në një agjenci dhe ka ecur shumë mirë, ka bërë 6 reklama në Francë që janë shfaqur përtej kufijve. Herën e fundit, e çova në Monaco, në javën e modës Swim Week. Bëri pasarelën dhe e shikoj se e zotëron shumë mirë.
Gjithashtu merret me balet. Tani bëri shfaqjen e fundit. Ka talent dhe jo se është vajza ime, por mësuesja që ditën e parë që e ka parë tha ka potencial që të bëhet një balerinë e shquar.”, tha ajo për të bijën e cila hyri surprizë në studio dhe shprehu se ajo e do qytetin e Sarandës.

Alma ashtu si çdo vit vjen në Sarandë për pushimet verore, e vumë re këtë verë duke vizituar qytetin tonë të bukur.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Policia kontroll fizik një 17-vjeçari në Sarandë, i gjendet një thikë dhe kanabis
Qendra Estetike Doctor Fish Sarandë kërkon parukier/e me eksperiencë për bashkëpunim
Një 16-vjeçar kapet nga Policia duke drejtuar një automjet
MEMALIAJ – BUTRINTI 0-3 / LIVE NË SARANDA WEB
Rezultatet e Zgjedhjeve për Kryetarin e ri të MEGA për çdo qendër
Lefter Nika zgjidhet kryetar i Partisë MEGA, përfaqësuese e minoritetit grek në Shqipëri

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.