Interpoli sjell me pranga sarandjotin, akuzohet për grup të strukturuar kriminal

01/08/2111:11

Shperndaje:

Policia e Shtetit njofton se në vijim të bashkëpunimit të ZQK INTERPOL Tirana me zyrat homologe për kapjen dhe ekstradimin e personave në kërkim ndërkombëtar, është vënë në pranga në Gjermani shtetasi shqiptar Drini Valca 30 vjeç, banues në Sarandë, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

Shtetasi Drini Valca ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal”.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qeveria u jep plazhet për 35 vite “investitorëve strategjikë” me qira 33 lekë për m²
Butrinti merr 1 pikë ndaj Maliqit dhe qëndron në vendin e dytë, Delvina barazon me Bylis B
Butrinti ndeshje në transfertë ndaj Maliqit, Delvina synon fitore për zonën play-off
Muzeu Delvinë – historia, tradita dhe trashëgimia kulturore e qytetit të Delvinës
31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen dhe qëllon me armë në ajër, kapet nga Policia
ALYACHT PREMIUM HOTEL në Sarandë kërkon punonjëse Sanitare / Lavanderi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.