IMT Sarandë shemb lokalin “Unico Lounge” në Ksamil, administrohej nga vëllezërit Sulejmani

14/01/2515:13

Shperndaje:

IMT Sarandë shemb lokalin “Unico Lounge” në Ksamil, administrohej nga vëllezërit Sulejmani

 

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Sarandë ka ndërmarrë sot një aksion për shembjen e lokalit “Unico Lounge” në Ksamil, me pretendimin se objekti ishte ndërtuar pa leje. Ky lokal administrohej nga vëllezërit Sulejmani, të cilët janë efektivë të policisë së Sarandës.

 

 

Ngjarja ka tërhequr vëmendje të veçantë për shkak të profilit të administratorëve të biznesit, të cilët më herët janë përfshirë në një konflikt të armatosur në fshatin Gjashtë, duke ngritur pikëpyetje mbi përfshirjen e zyrtarëve publikë në veprimtari të dyshimta. Ende është e paqartë nëse ky lokal ishte marrë me qira apo ishte në pronësi të vëllezërve Sulejmani.

 

Aksioni i IMT-së deri më tani është fokusuar vetëm te ky lokal, dhe mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një operacion më të gjerë për shembjen e ndërtimeve pa leje në Ksamil apo një ndërhyrje e izoluar që lidhet me këtë rast specifik.

 

Autoritetet nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare për planet e mëtejshme apo për kriteret që po ndiqen në këtë aksion.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Investitorët strategjikë marrin portet turistike pa garë dhe bëhen pronarë të përjetshëm
Butrinti fiton në transfertë ndaj Këlcyrës dhe mbetet në ndjekje të kreut
Këlcyra – Butrinti / LIVE – Butrinti kërkon kreun e rënditjes
Shërbimet ‘online’ pa alternativë po e kthejnë dixhitalizimin në barrë për më të dobëtit
Banorët në Piqeras 4 orë pa energji, OSHEE nuk u përgjigjet në telefon
Tatimet paralajmërojnë influencerat: “Ne e dimë sa keni fituar – deklarojini, ndryshe do të gjobiteni”

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.